Munter: EULEX-i të vendoset gjatë javëve në vijim
Faqja 1 e 1
Munter: EULEX-i të vendoset gjatë javëve në vijim
Munter ka deklaruar të premten se nuk e di se kur do të vendoset misioni i EULEX-it në Kosovë, mirëpo ka shtuar se, "është me rëndësi që një gjë e tillë të ndodhë gjatë disa javëve në vijim, pasi që ky mision do t'i sjellë stabilitet rajonit".
"Shpresojmë se EULEX-i do të vendoset me vullnetin e të gjithëve, duke e kuptuar se ka për qëllim t'i mbrojë të drejtat e të gjithëve, shqiptarëve dhe serbëve, dhe stabilitetin në rajon", ka thënë Munter.
Ai ka thënë se është optimist sa i përket vendosjes së misionit, mirëpo ka shtuar se e ka të vështirë të precizojë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
I pyetur për nismën serbe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e saj për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, Munter ka thënë se, "e respekton të drejtën e Serbisë për ta kërkuar këtë mendim".
''Ne nuk pajtohemi dhe kemi votuar kundër, sepse mendojmë se nuk është gjë e domosdoshme dhe se statusi i Kosovës është zgjidhur. Mendoj se qeveria e Serbisë e kupton këtë gjë, e kupton qëndrimin tonë, dhe ne e mbështesim Serbinë në përpjekjet e saj për t'u anëtarësuar në BE, sikur edhe shtetet e saj fqinje, përfshirë këtu edhe Kosovën", ka thënë Munter.
Munter ka thënë po ashtu se nuk e di se sa amerikanë do të marrin pjesë në këtë mision, mirëpo ka shtuar se ata do të jenë civilë, pasi që – sipas tij – "i gjithë projekti i EULEX-it bazohet në vendosjen e sundimit të ligjit"./
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Similar topics
» EULEX-i mund të vendoset vetëm si neutral ndaj statusit të Kosovës
» Shtohet intensiteti i bisedimeve për vendosjen e EULEX-it
» Formula për EULEX-in, më se largu deri në dhjetor
» Ambasadat e para të Kosovës hapen gjatë tetorit
» KS i OKB-së më 7 nëntor miraton misionin EULEX
» Shtohet intensiteti i bisedimeve për vendosjen e EULEX-it
» Formula për EULEX-in, më se largu deri në dhjetor
» Ambasadat e para të Kosovës hapen gjatë tetorit
» KS i OKB-së më 7 nëntor miraton misionin EULEX
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi