Shtohet intensiteti i bisedimeve për vendosjen e EULEX-it
Faqja 1 e 1
Shtohet intensiteti i bisedimeve për vendosjen e EULEX-it
Bisedimet për vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar në relacionin OKB-BE, si dhe BE-Serbi, ka deklaruar Christina Gallach.
Ajo ka thënë për mediat serbe se, Solana dhe Ban Ki-Moon kanë zhvilluar biseda për Kosovën gjatë javës së kaluar, ndërsa ka bërë të ditur se, të premten, në Bruksel ka qëndruar edhe nënsekretari i OKB-së për operacione paqësore, Alain Le Roy.
"Solana dhe Ban Ki-Moon mbajnë kontakte të përhershme dhe intensive për Kosovën. Po ashtu janë përshpejtuar edhe kontaktet diplomatike me Serbinë", ka thënë Gallach, për të shtuar se, "tashmë misioni i EULEX-it kuptohet më mirë nga të gjithë, madje edhe nga serbët e Kosovës".
Ajo po ashtu ka thënë se gjatë javëve në vijim do të përshpejtohet dërgimi i misionit të EULEX-it në Kosovës – me qëllim që ky mision të jetë i gatshëm për veprim në fillim të muajit dhjetor.
Gallach ka shtuar se EULEX-i do të veprojë në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Të gjitha shtetet e BE-së e kanë pranuar misionin EULEX, edhe pse në mesin e tyre ka të tilla që nuk e kanë njohur Kosovën", ka thënë ajo, për të shtuar se në dokumentet e BE-së për këtë mision, "nuk përmendet plani i Martti Ahtisaarit".
Zëdhënësja e Solanës po ashtu ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e SHBA-ve në këtë mision, duke shtuar se bëhet fjalë për "bashkëpunim të mirë trans-atlantik".
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi