Formula për EULEX-in, më se largu deri në dhjetor
Faqja 1 e 1
Formula për EULEX-in, më se largu deri në dhjetor
Duke u thirrur në burimet e saj në Bruksel, një gazetë e Vojvodinës ka bërë të ditur se - më së largu deri në dhjetor - do të gjendet formula, sipas së cilës, EULEX-i do të vendoset në Kosovë me pajtim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sipas gazetës "Dnevnik", të premten në Beograd do të mbërrijë drejtori për Ballkanin i Këshillit të Evropës, Stefan Lehne, për t'u marrë vesh me zyrtarët serbë për detajet e dokumenteve që do të dërgohen në New York.
"Pala serbe deri të premten duhet të formulojë me saktësi tri kërkesat e saj që kanë të bëjnë me kërkesën që EULEX-i të jetë prezent në Kosovë në bazë të vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të jetë neutral ndaj statusit dhe të mos e zbatojë Planin e Ahtisaarit', ka thënë ky burim nga Brukseli.
Ideja është që Këshilli i Sigurimit të mos votojë për një rezolutë të re, por që vendimi të shqiptohet në formë të komunikatës të kryesuesit të tij, të cilën do të përpilonin shtetet anëtare të KS të OKB-së.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi