KS i OKB-së më 7 nëntor miraton misionin EULEX
Faqja 1 e 1
KS i OKB-së më 7 nëntor miraton misionin EULEX
Këshilli i Sigurimit sipas të gjitha gjasave më 7 nëntor do të miratojë ardhjen e EULEX-it në Kosovë.
"Me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të përmbushen të tria kushtet për ardhjen e EULEX-it në të cilat ka insistuar presidenti i Serbisë Boris Tadiq", kanë thënë burime diplomatike për gazetën "Veçernje novosti" të Beogradit.
Tadiq ka thënë se EULEX është i pranueshëm për Serbinë me tri kushte: që misioni i BE të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të jetë neutral sa i përket statusit të Kosovës dhe që të mos zbatohet plani i Ahtisaarit.
Sipas gazetës, burimet diplomatike nuk kanë saktësuar se në cilën formë KS i OKB-së do të përmbushë kushtet e Tadiqit - a do të jetë kjo një rezolutë e re apo komunikatë - por kanë theksuar se kërkesat e kreut të shtetit të Serbisë do të respektohen.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi