Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e të Drejtave të Njeriut në Perendim

Shko poshtë

Historia e të Drejtave të Njeriut në Perendim Empty Historia e të Drejtave të Njeriut në Perendim

Mesazh nga enes Sat Nov 01, 2008 11:26 am

Historia e të Drejtave të Njeriut, ndonese jo ne kuptimin e sotëm, ka rrënjët që në antikën greke. Nga atëherë të Drejtat e Njeriut dhe kuptimi i tyre kanë ndryshuar rrënjësisht në formën e tyre. Të Drejtat e Njeriut, të cilat i njohim ne sot, janë rezultat i ngjarjeve dhe proceseve të gjata historike.

Në botën perendimore shkenca vlerëson se të Drejtat e Njeriut fundamentin e kanë në aktin e Virginia Bill of Rights (1776), pastaj pason Deklarata e shpalljes së Pavarsisë së Amerikës (1776). Në këto dy dokumente, që trajtohen si bazament i të Drejtave të Njeriut, kemi elemente shumë interesante që garantonin të drejtat e individit përballë shtetit, por kishte edhe elemente që mund të klasifikohen si të drejta sociale psh. e drejta për fat dhe e drejta sigurisë.

Hapi më i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të të Drejtave moderne të Njeriut ishte Deklarata franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit (1789). Dhe këtu gjejnë vend shumë elemente që garantonin të drejtat e njeriut, individit.

Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar të Drejtat e Njeriut kanë gjetur një shtrirje gjithënjë e më të madhe në botë. Pas Luftës së Dytë Botërore, presidenti i Amerikës, Rosvelti, proklamon në fjalimin e tij para Kongresit katër liritë shumë të njohura, prej të cilave liria shprehjes së mendimit dhe liria e fesë kanë gjetur mbështjetje të madhe edhe jashtë Amerikës. Pas luftës së Dytë Botërore dhe pas themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke nxjerrë mësime nga lufta në fjalë, kjo organizatë nxjerr Deklaratën e përgjithshme të Drejtave të Njeriut më 10. 12. 1948, që konsiderohet dhe vlersohet si dokumenti më i popullarizuar në botë. Sa i përket të Drejatave të Njeriut sot kemi një numër të madh deklaratash, konventash, marrëveshjes, protokole etj.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi