Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ide të mëdha për një botë më të mirë

Shko poshtë

Ide të mëdha për një botë më të mirë Empty Ide të mëdha për një botë më të mirë

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 14, 2008 5:40 am

Ide të mëdha për një botë më të mirë 1838
"Ide të mëdha për një botë më të mirë". Me këtë slogan, revista prestigjioze amerikane Popular Mechanics ka shpërndarë "Breakthrough Awards", ose çmimet për teknologjitë më të mira për vitin 2007.



Duke shqyrtuar me kujdes listën e objekteve më revolucionare të vitit, të bie menjëherë në sy prania e Apple iPhone, që ka hedhur themele të rëndësishme në sektorin e telefonave celularë me menynë dhe shërbimet e mrekullueshme që ofron.

Në lëmin e objekteve që kanë ndryshuar në mënyrë radikale konceptin e ndërveprimit renditet edhe Microsoft Surface, kompjuter dhe njëkohësisht tavolinë pune që shërben për
manipulimin e të dhënave digjitale dhe ndërveprimin me objekte.

I treti në klasifikim është kompania "Samsung" me memorien Flash SSD, për momentin i disponueshëm me një madhësi prej 64GB, duke i paraprirë të ardhmes që sheh zëvendësimin e hard disqeve për të grumbulluar të dhëna me memorie më solide
(Solid State Disc) dhe shumë herë më të shpejta, më të lehta dhe pa zhurmë.

Pas tij vjen LG me "Super Blu Player" në gjendje të lexojë si "Blu-Ray Disc" e reja dhe HD-DVD, ofron qetësi në lidhje me shqetësimet që një nga dy standardet mund të hidhet poshtë nga tjetri.

"Popular Mechanics" ka vlerësuar edhe projektin ekologjik "Zonbu", kompjuterin 99 dollarë që përdor linux dhe propozohet si mjet ideal për të gjithë ata që kërkojnë të argëtohen duke naviguar në ueb dhe kompjuterin për makina "Ford Sync", në gjendje të dialogojë me të gjithë mjetet e lëvizshme, t'i lexojë mesazhe të shkruara shoferit apo të njohë me kujdes të madh komandat vokale të atij që i ka duart e zëna në timon.

Gjithmonë nga sektori automobilistik renditet edhe motori elektrik hibrid i "General Motors", "BMW" dhe "Chrysler", i aftë për të bërë një reduktim të karburantit deri në masën 25 për qind, ndërsa "Nintendo" po përgatitet të revolucionojë botën e
videolojërave edhe një herë me Wii Fii.

Mes dhjetë objekteve të vitit janë edhe disa shpikje të destinuara për një publik më të kufizuar si për shembull fibra plastike e "Dow Chemical" në gjendje të zëvendësojë në mënyrë shumë efikase fibrat e xhamit për izolim dhe sharra elektrike e kompanisë së famshme "Hitachi" në gjendje të rekrutojë dridhjet deri në 60 për qind, duke i krijuar më pak stres fizik punëtorëve.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Ide të mëdha për një botë më të mirë Left_bar_bleue0/0Ide të mëdha për një botë më të mirë Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi