Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I vdekuri" zgjohet në tavolinën e operacionit

Shko poshtë

I vdekuri" zgjohet në tavolinën e operacionit Empty I vdekuri" zgjohet në tavolinën e operacionit

Mesazh nga Benjamin Fri Oct 24, 2008 4:16 pm

Një burrë i cili kishte pësuar sulm në zemër në Paris, është këndellur vetëm pak sekonda para se kirurgët të fillonin të largonin organet e tij, për t’i dhuruar ato si donacion.

Doktorët kanë thirrur kirurgët e transplantimit pasi që nuk kanë arritur të ringjallin burrin 45-vjeçar, raporton gazeta Le Monde.

Sipas një raporti nga këshilli spitalor i Universitetit të Parisit, doktorët vazhduan t’i jepnin pacientit masazhe të zemrës për një orë e gjysmë, derisa prisnin që kirurgët të arrinin.

Kur kirurgët filluan operimin e burrit për të larguar organet e tij, ai filloi të merrte frymë, bebëzat e tij të syve filluan të jepnin shenja jete dhe ai reagoi në një test të dhimbjes.

"Pas disa javësh të ndërlikuara me komplikime serioze, pacienti tani po ecën dhe po flet", thuhet në raportin mjekësor.

Nuk dihet nëse burri është i vetëdijshëm se ka qenë afër humbjes së organeve të tij.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
I vdekuri" zgjohet në tavolinën e operacionit Left_bar_bleue0/0I vdekuri" zgjohet në tavolinën e operacionit Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi