Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete nga BOTA

Shko poshtë

Kuriozitete nga BOTA Empty Kuriozitete nga BOTA

Mesazh nga H-king Wed Oct 22, 2008 7:54 am

Fëmija amerikan Michael Kirni nga Pensakola e Floridës është më intelegjenti në rruzullin tokësor. Si gjashtëvjeqar mbaroi shkollimin e lartë, kurse si dhjetevjeqar mbrojti tezën e doktoraturës.

Lumi Sitnica është më i gjati në Kosovë me 90 kilometra.

Mjeti më i gjatë i udhetimit i prodhuar deri më tani në mbarë Botën, është treni “Arktik”. Ai është i gjatë 174 metra dhe ka 54 rrota.

“Little Boy” (Djaloshi I Vogël) është emri I bombës që u hodh në Hiroshimë.
Bomba ishte e gjatë 3.04 m dhe e rëndë 4.080 kg. Fuqia e saj shpërdhyese ishte e barabartë me 20.000 ton trinitrotoluene (TNT).

Akullnajat zënë sipërfaqe prej16.2 mil/km² ose 10.9% të sipërfaqës tokësore.

Zjarri u zbulua 70 mije vjet më parë duke I fërkuar drunjtë. Pastaj nisën ta piqnin mishin, që ndihmoi në zhvillimin e trupit. Në këtë mënyrë njeriu primitiv ndryshoi, duke iu afruar njeriut të sotëm. Pas kësaj njerëzit primitiv u forcuan për të bërë vegla pune me të cilat punonin. Dhe kështu erdhën deri te zhvillimi më I mirë I jetës së tyre.

Sa vjet i ka peshku mund të llogaritet duke ia numëruar unazat në verëzat e tij njësoj si ç`përcaktohet vjetërsia e drurit sipas rrathëve që i ka brenda trungut të tij.

Kryetari I njëzet amerikan, James Garfeald, ia dilte që njëkohësisht me njërën dorë të shkruante me alfabet latin kurse me tjetrën në gjuhën e vjetër greke.

Për nga rezervat e kromit, Shqipëria radhitet ndër vendet e para në Botë.

Holanda është shteti me dendësinë më të madhe të banorëve në Evropë dhe e dyta në Botë pas Bangladeshit.

Kryeqyteti i Italisë së sotme, Roma, u themelua në vitin 754 p.e.s. Më parë njifej me emrin Albalonga.

Në Siberi gjatë dimrit arrin temperatura deri –60ºc, ndërsa gjatë verës nuk perëndon dielli. Siberianët përgatiten gjatë tërë verës dhe kështu në dimmer vetem pushojnë dhe përkujdesen që ta kenë vendin sa më të nxehtë në mënyrë që fëmijët e tyre të mbijetojnë në këta dimra katastrofal.

Gjatë një viti në Botë ndodhin 100.000 dridhje të tokës ose çdo pesë minuta.

Në Kalabri në vitin 1784 është krijuar një qarje e gjatë 30 km.

Ajri është përzierje kimike e gazrave që përbehet nga: 78.08% Azot, 20.95% Oksigjen, 0.93% Argon, 0.03% Karbon dhe elementet tjera: Metan, Neon, Kripton, Hidrogjen, Helium dhe Ozon.

Në Greqi më 1894 një qarje ka arritur në 65 km.
Në Atalanta (USA) më 1911 qarja ka arritur në 112 km.
Në San Francisko në vitin 1858 qarja e tokës ka arritur gjatësi 1.000 km dhe gjerësi 20 km.
Në Kaliforni në vitin 1906 është krijuar një qarje me gjatësi prej 432 km e gjerë 20 km dhe e thellë 6 metra.

Vendësit nga ujdhesa Fixhi marrin pjesë në garat me peshk që organizohen në krye të çdo dy viteve. Ata në këto gara që quhen “Vara Vam”, kanë për detyrë t`i kapin me duar peshkaqenët që kanë rënë në rrjeta, t`i kthejnë në anën tjetër dhe t`i pudhin.

Gruaja më e pasur në Botë konsiderohet se është princesha Juliana, mbretëresha e dikurshme e Holandës. Pasuria e saj vlerësohet në 200 milion funta angleze (£).

Lugina e lumit Rini në mes maleve Vogeze dhe Shvarcvard, ka gjatësi 300 km, gjerësi 25-40 km dhe thellësi 1000 m.

Për njohjen e historisë së zhvillimit të tokës si “shkronja” themelore janë shkembinjtë.

Humnera më e njohur në Botë është “Jean Brener” në Pirineje me thellësi
1.535 m.

Rrezatimi diellor duke kaluar nëpër atmosferë 15% absorbohet, 37% reflektohet dhe 48% arrin në sipërfaqe të tokës ku shndërrohet në energji të nxehtësisë.

Brazilianët janë dashamirët më të mëdhenjë të futbollit dhe tifozët më të zjarrtë në Botë. Prandaj nuk është e çuditshme që stadiumi më I madh I futbollit në Botë gjendet pikërisht në vendin e tyre, në Rio De Janeiro, ai quhet “Marakana”.
Ky stadium mund të pranoj pa problem 180.000 shikues. Brazilianët pohojne se britmat që leshojnë shikuesit (tifozët) dëgjohen njëzetë kilometra larg.
“Marakana” u ndërtua në vitin 1950 dhe është I planifikuar aq mirë saqë shikuesi nga çdo pikë mund ta shohë tërë fushën, kurse dyert e tij janë aq të përshtatëtshme, sa të gjitë këta njerëz mund të dalin përjashta për pesëmbëdhjetë minuta.

Ngjyra e bardhë 95% reflekton rrezet e Diellit dhe vetëm 5% absorbon (akumulon), ngjyra e zezë 95% absorbon, ndërsa vetem 5% reflekton.

Sasia e ujit në atmosferë vlerësohet se është 14.000 km³, në tri gjendje
agregate: të lëngët, të gazët dhe të ngurtë.

Po të mos ishin bakteriet, fletat e pyjeve dhe pemëve, për 10-15 vite do ta mbulonin sipërfaqen ku jeton njeriu dhe nuk do të kishte më jetë në tokë.

Bima më e lartë që njifet deri më tani është një lloj I algëve të murme që quhet “Macrocistis”, që së bashku me degët dhe trupin arrin gjatësinë 400 metra.

Piktura më e hershme e Gadishullit Ballkanik është ajo e Lepencës në rrethin e Vlorës (Shqipëri). Kjo tregon lashtësinë e popullit shqiptar.

Onufri është piktori më I madh shqiptar I shek.XVI-të, dhe ndër më të mëdhenjtë në artin Bizantin. Ndër veprat e tij më kryesore janë: “Grupi I virgjeneshave”, “Portreti I Davidit”, “Figura e Bariut”, e shumë të tjera.

Deri vonë është menduar se një lloj luleje rritët deri 180 m, në thellësi të detit, gjë që është kufiri më I pabesueshëm për ekzistencë. Megjithatë, në Arqipelagun Bahamag është gjetur një lule tjetër në thellësi 270 m. Deri atëherë ka qenë e panjohur.

Në New York me ligj është e ndaluar larja e dritareve të larta. Kur dritaret bëhen të papastërta, shtëpiakja thërret ekipet e lartësive të dritareve, të cilat pajisen me mjete të posaçme.

Në programin e disa cirkuzantave në Francë, në SHBA, në Angli dhe gjetkë janë futurë edhe bretkosa të dresuara. Ato bëjnë kërcime të komplikuara dhe akrobacione në trapez.

Struci është shpendi më I rënë në botë. Ky lloj shpendi mund të jetë I lartë deri në dy metra e gjysmë dhe I rëndë deri 135 kg. Hapat e strucit janë të gjatë deri në tetë metra. Shpejtësia 90 km në orë. Struci ha ushqim të llojllojshëm, madje ha edhe sende që nuk janë per tu ngrënë.

Prefesori japonez Fumio Hera ka konstruktuar një tip të robotit në forme të njeriut I cili është në gjendje të veprojë si njeri I gjallë. Këta robotë lirisht I levizin duart dhe këmbët, i hapin dhe I mbyllin sytë, qeshin dhe e hapin gojën normalisht. Profesori Fumio ka arritur ta krijojë edhe programin kompjuterik të sistemit nervor.Roboti mund të jetë I pikëlluar, I frikësuar, I heshtur sikurse njeriu.

Mbretëresha Elizabeta e Parë është e vetmja mbretëreshë që nga viti 1966 e deri në fillim të shekullit XXI, që nuk ka pasur asnjë pasuri jashtë Britanisë së Madhe.

Syzet e Diellit I kanë futurë në modë yjet e filmit të Hollivudit, duke I ruajtur sytë nga dritat e studios.

Në Kanada dimri I vitit 1925 ishte aq I madh, saqe u ngri edhe ujvara e Niagarës.

Humanistët më të shquar shqiptarë kanë qenë: Marin Barleti (autor I veprës historike të pare mbi Skenderbeun), Vëllezërit Gazulli, Marin Beçikemi nga Shkodra, Leonik Tomeo e Andrea Aleksi nga Durrësi, Mihail Artioti nga Arta, Viktor Kaspaçi nga Korça, Onufri dhe I biri I tij nga Elbasani, Pal Hasi, Andrea, Pjetër e Lukë Bogdani nga Hasi, Pjetër Mazreku nga Prizreni, Gjon Kazazi nga Gjakova e shumë të tjerë.

Balena e kaltër (“Balaenoptera Muscus”), është kafsha më e madhe në Botë.
Ajo ka një madhësi prej 33.6 metrash. Balenat, delfinët si dhe derrat e detit që me një emër quhen Cetacea, janë zhvilluar para 50 milion vjetësh.

Pablo Piccaso është piktori më produktiv i të gjitha kohërave. Bëri gjithësej 13.500 piktura, 10.000 vizatime e grafika, 34.000 ilustrime për libra dhe 300 skulptura dhe gjësende prej qeramike.

Thellësia më e madhe detare gjendet në ishujt e Marianit Paqesor. Aty është matur thellësia prej 11.520 metrash. Matjen e ka bërë batiskani Italian Trieste në vitin 1960.

Në një familje amerikane e cila kishte pesë fëmije, të gjithë kremtonin ditëlindjen në të njetën ditë. Katarina (1952), Keroli (1953), Klaudia (1956), Sisilia (1961) dhe vëllai i tyre i vogël, që edhe ky kishte lindur në të njejtën datë (1966), me 20 shkurt.

Disa shkencëtarë suedezë vendosën të përcaktonin se cili është libri më popullor në Botë në fushën e letërsisë artistike. Pas llogaritjeve të gjata u sqarua se gjatë 350 vjeteve libri më popullor që ka numrin më të madh të ribotimeve, është libri I shkrimtarit të njohur anglez Daniel Defo me titull “Robinson Cruso”. Ky libër për herë të parë u botua në vitin 1719.

Bletët merren vesh njëra me tjetrën me gjuhën e valleve. Çdo lëvizje sado e lehtë, tregon një sinjalizim për lulet, ujin apo armikun që ka zbuluar.

Vaji I ullirit është një Lubrifikant (pastrues)i shkëlqyer i zemrës dhe i arterieve.

Vera e kuqe mund të ndihmoj për parandalimin e dhembjeve të zemrës.

Konsumimi I tepruar I kafesë mund të çojë në rritjen e kolesterolit në gjak.

Njerëzit që pijnë çaj më shumë se kafe, janë më të mbrojtur nga disa lloj kanceresh, si i zorrëve, i stomakut, i melçisë etj.

Mjalti I gështenjës çmohet si më i pasuri në vitamina nga mjaltet tjerë.

Kaktusi- është bima që rritet më ngadalë se bimët tjera. Gjatë vitit rritet
1-2 cm. Kurse bima që rritet më së shpejti është Bambuja. Ajo gjatë 24 orëve rritet 5-6 centimetra.

Kozmosi- është gjithe ajo që na rrethon: hapësira qiellore, yjet, planetet, është gjithë Bota. Kufijtë e kozmosit I kemi të panjohur. Kozmosi për ne nuk ka fund.

Gjithësia- është një zbrazëtirë në të cilën planetët, yjet dhe trupat tjerë lëvizin. Kur shikoni në qiell ne shihim gjithësinë. Gjatë natës mund të shihni yjet dhe planetet si dhe hapësirat e mëdha boshe në mes tyre.
Zbrazëtira në mes planeteve quhet Zbraztirë Ndërplanetare, kurse ajo në mes të yjeve quhet Zbraztirë Ndëryjore.

Univerzumi- është gjithëçka që ekziston prej grimcave më të imëta të pjesëve të atomit deri në Galaksitë më të mëdha. Univerzumi poashtu përfshinë edhe zbrazëtirat. Planeti jonë është vetëm një pikëz e vogël në univerzumin e pafund. Pas Diellit, ylli më I afërt është “Proksima Kentauri” 40 bilion kilometra larg nesh. Për shkak të largësive kaq të mëdha astronomët në vend të kilometrave përdorin një njësi tjetër matëse, “Vitin e dritës”.
Shpejtësia e dritës është 300.000 km/sec., dhe njësia e vitit të dritës është e barabartë me largësinë që drita kalon për një vit. Drita nga ylli “Proksima Kentaur” vjen deri te ne për 4.2 vite, kështu që themi se ai është larg nesh për 4.2 vite drite. Galaksia më e afërt është 2 milion vjet dritë nga toka

Po të kishit mundësi që t`i numëroni të gjitha yjet e galaktikave me madhësi mesatare numërimi nga 3 yje në sekond, atëherë do t`u duheshin 1000 vjet për t`i numëruar të gjitha. Objekti më i largët që mund të shifet me sy është Galaksia e largët 2.4 mil/vjet drite.

Fjala Kuazar rrjedh nga fjala “Quasi” që nënkupton objektet e rrejshme yjore. Ato duken si yje të zbehta, por në të vërtetë ato janë qendra të galaksive të largëta. Ato janë aq larg prej nesh saqë dritës dhe rrezatimeve tjera elektromagnetike u duhen mbi 10 milion vjet drite për të arritur deri në tokë. Kuazarët janë më të largëtat dhe kjo d.m.th se janë objektet më të vjetra që i veshtron njeriu. Ato janë zbuluar më 1963 me ane të radio teleskopit. Kuazarët janë aq të mbushur me energji saqë për tre minuta lirojnë energji aq sa Diellit i duhen 340 vjet për të liruar të njejtën sasi të energjisë.

John Wisner nga Elbeni (SHBA), në një gjilpërë futi 230 fije të holla të mëndafshit të cilat mezi shihen me sy.

Pija freskuese që shitet më së shumti në Botë është “Coca Cola”. Ajo shitet në mbi 135 vende të Botës dhe brenda ditës konsumohen më shumë se 250 milion shishe.

Qeni më i vogël në Botë quhet “Kikiriki”. Ai është 25 cm i gjatë, 630 gr i rëndë, pronë e Floyd dhe Greys Parker-it nga SHBA- të.

Libri i parë i shtypur në Botë është paraqitur më 11 maj 1868. Ka qenë një shkrim Indian me titull “E nesërmja e Diamantit” i përkthyer në gjuhën kineze. Botimi përmban gjashtë fleta të tekstit dhe të gravurave me figurën e Budës.

Në Luvër (Francë) ruhet një libër unikat: shkronjat e tij janë gdhendur në letër, ashtu që mund të lexohet vetëm kur të mbahet drejt dritës apo të vendoset mbi një letër të zezë. Libri është shkruar në shek. XV ose XVI-të në një manastir francez, dhe është mjaft i rëndë.

Shtëpia botuese italiane “Mursia” botoi një seri të librave për fëmijë që kishin aromë kështu “Libri për gjungllën” kundërmonte aromë të bananas, “Kësulëkuqja”
aromë të dredhëzës etj. Kjo praktikë u përhap shpejt anemban Botës edhe në libra për të rritur, kështu që ka libra që u vjen era e parfumeve të ndryshme. Në këtë vazhdë në Japoni është botuar një libër i gjellërave, fletët e të cilës kanë mjaftuar që të ferkohen pak për ta ndier aromën e gjellës përkatëse.

Qyteti peruan Sero de Pasko gjendet në maje të maleve Ande dhe është vendbanimi më i lartë në Botë (në lartësi më të madhe mbidetare). Gjendet në lartesi 4.359 m mbi nivelin e detit.

Pas hulumtimeve të gjata, kimisti gjerman Mark Graf në pranverë të vitit
1747 e zbuloi se në rrepë kishte sasi të madhe të sheqerit, që mund të përdorej në industri. Atëbotë rrepa nuk quhej “rrepë e sheqerit”, dhe e hanin kryesisht të varferit dhe bagëtia. Deri në këtë kohë sheqeri është përftuar nga kallami I sheqerit dhe ka qenë tepër I shtrenjtë. Nga shënimet që kanë mbetur nga shek.XVII-të në Londër për dy kg sheqer është paguar sa për një viç të majmur.

Bota për çdo vit shtohet për 80-90 milion njerëz, kurse dyfishohet në çdo 30-të vite.

Libri më i vogël në Botë është një tregim për fëmijë I titulluar “Breti Plak”, i botuar në vitin 1985 në Skoci. Përmasat e këtij libri janë 1x1 cm.
Këshillohet që për ta shfletuar të përdoret gjilpëra

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 28
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi