Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blero: E kaloj jetën në trend

Shko poshtë

Blero: E kaloj jetën në trend Empty Blero: E kaloj jetën në trend

Mesazh nga Metalica Tue Oct 21, 2008 11:29 pm

Blero: E kaloj jetën në trend F.1021165105955_m



Blero: E kaloj jetën në trend
Këngëtari Blero vazhdon të jetë një nga këngëtarët e shumëkërkuar në skenën muzikore shqiptare. Atë rrallë kush e njeh me emrin e tij origjinal Blerim Muharremi, por si zakonisht i pëlqen ta thërrasin Blero, sepse sipas tij emri dhe mbiemri i tij disi duken të harruar.

Çfarë është duke bërë apo përgatitur Blero aktualisht?

Po, jam duke punuar dhe në dhjetor do ta përfundojë një videoklip. Është një këngë shumë e bukur spanjolle dhe e përzier shqip e titulluar "E kaloj jetën në trend", kështu diçka përafërsisht. Unë nuk krijon sa për të bërë emër, por jam gjithnjë përcjellës dhe studiues i dëshirës së publikut dhe kur e realizoj nuk shpejtoj.

Në paraqitjet e juaja preferoni të këndoni live?

Këngët e mia këndohen live, por muzika nuk është live, sepse e pamundur të bëhet kjo. Duhet të jetë një ekip i gjerë për të bërë live. Por, kur këndoj, këndoj live dhe me shpirt.

E keni lënë jetën e diasporës dhe jetoni në Kosovë. Pse keni zgjedhur të jetoni në Kosovë?

Kosova u pavarësua dhe këtij gëzimi iu kanë bashkangjitur me miliona bashkëkombës, ndër ta edhe unë. Kosova, dita ditës po lulëzon, por ky përparim munde të jetë edhe më i shpejtë. Unë kam zgjedhur Kosovën të jetojë sepse është vendi i gjakut tim. Por sigurisht se do të doja të ketë më shumë siguri, rrymë, ujë, punësim, trajtim më të mirë të familjeve të dëshmorëve, jetimëve, skamnorëve, hendikepëve, pensionistëve etj. Dikush ka shumë dhe dikush nuk ka hiq.

A mendoni se në Kosovë ka një trajtim të mirë dhe mbrojtje për njerëzit e artit , në këtë rast muzikës?

Jam i edukuar në mërgim dhe nuk jam i ngjyrosur me asgjë të keqe, punoj me sistem të botës së përparuar. E përcjell trendin, e përcjell punën e mirë, por duke punuar dhe jo duke aluduar, duke parë ëndrra në mes të ditës.
Natyrisht, se duhet të ketë rregull, që të mos bëhet kjo rrëmujë e panevojshme. Kur ishte Kosova e pushtuar, atëherë ka qenë diçka tjetër, sepse mundësitë kanë qenë tjera, por tash më së e nevojshme duhet shikuar edhe nga arti, sepse arti është apo krahasohet me mushkëritë e kombit. Kohë tranzicioni, bënë dhe vepro çka të duash se të shitet edhe anti-vlera.

Kur jemi tek anti-vlerat, mendoni se kjo po kërkohet më shumë?

Publiku kurrë nuk e merr fajin, faji është tek ai apo ajo që e servon. Diaspora është e shkëlqyer, ajo dinë të vlerësoj të mirën, por kuptohet ka edhe nga ata që dëshirojnë ritëm. Kudo në Ballkan është rrëmujë në këtë drejtim. Nuk kam koment.

Në media kohëve të fundit përmendet emri juaj rreth lidhjeve me femrat e ndryshme. Si qëndron puna, jeni i fejuar, i dashuruar apo i martuar?

Asnjëra nuk qëndron, përveç se mediat po përmendin emrin tim dhe disa foto. E di si është, nuk duhet marrë nëse me dikend përshëndetesh dhe do të thotë e ke të dashur, kjo është e gabueshme. Kam shumë shoqe që i respektoj të gjitha, por kjo nuk do të thotë, se i kam të dashura. Duhet të kuptohemi në këtë drejtim. Jemi popull me traditë dhe këto tradita të mira që i kemi duhet ti ruajmë. As i fejuar, as i martuar dhe as i dashuruar nuk jam për momentin. Nuk jam i fejuar, as i dashuruar, nuk e di ku është princesha ime.

E kur mendoni të martoheni?

Ju thashë nuk jam i dashuruar, kur ta gjejë ndonjë vajzë që i plotëson kërkesat e shpirt tim dhe unit tim, atëherë do të fejohem, do të bashkëjetojmë bashkë dhe pastaj vjen koha që të martohemi dhe të kemi familje, por këto nuk shkojnë me shpejtësi. Dashuria lind atëherë kur nuk i thua Ti vetes, por vetja të thotë Ty, dashurohu tani se zemra po troket shumë.

Ku po ndjeheni më mirë në diasporë apo Kosovë?

Unë jam formuar në diasporë, atje kam filluar të krijoj këngë, duke bashkëpunuar me këngëtarë të mirëfilltë dhe punën e kam marrë me seriozitet. Ku jam më i mirë këtu në diasporë apo në atdhe? Jam njësoj kur kam publikun shqiptar. Emocionet natyrisht paksa janë më të mëdha emocional në diasporë, sepse mërgata është më shumë e etur për atdheun sepse janë larg asaj dhe këtë përjetim e kuptoj më së miri, pasi kam jetuar larg atdheut. Artisti duhet të jetë i njëjtë gjithmonë si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, sepse zëri del nga shpirti e zemra. /ina/

Metalica
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 16
Age : 29
Registration date : 21/10/2008

http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi