Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh

Shko poshtë

Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh Empty Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh

Mesazh nga enes Tue Oct 21, 2008 5:00 pm

Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh
250px-Bilbolechat01.jpg

Dixie, një mace 15-vjeçare, e cila ka humbur në vitin 1999 është gjetur të enjten rreth 800 metra larg shtëpisë së saj, në qytetin britanik Birmingham.

Pronarët, Alan e Gilly Delaney, kishin menduar se macen e tyre e kishte shkelur ndonjë automjet, megjithatë Dixie është gjallë e shëndosh, dhe pas nëntë vitesh është gjetur me ndihmën e organizatës për të drejtat e kafshëve - RSPCA.

Një qytetar i brengosur ka paraqitur në organizatën e përmendur një mace të dobët dhe të munduar e cila ka qenë në atë rajon për disa muaj rresht, pas së cilës, duke shikuar mikroçipin e saj, Alan Pittaway, një punëtor në organizatën e përmendur të kafshëve, ka konfirmuar se bëhet fjalë për Dixien. Macja ‘e humbur’, në afat prej vetëm gjysmë ore, i është kthyer pronarëve të saj, të cilët kanë mbetur të habitur nga gëzimi.

"Me vet faktin se që kam arritur t’ua ktheje Dixien pronarëve të saj ma është ndrequr dita", ka komentuar Pittaway për agjencinë e lajmeve Reuters.

"Karakteri i Dixiet dhe sjelljet e saj nuk kanë ndryshuar aspak", ka thënë pronarja e saj Gilly Delaney.

Nga shoqata bamirëse për kafshë RSPCA shpresojnë që ky tregim do të inkurajojë pronarët e kafshëve në mbarë botë që kafshëve të tyre të adhuruara tu vendosin mikroçipe
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi