Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Para hapjes së bibliotekave online të Evropës

Shko poshtë

Para hapjes së bibliotekave online të Evropës Empty Para hapjes së bibliotekave online të Evropës

Mesazh nga Emir Mon Oct 27, 2008 7:24 am

Para hapjes së bibliotekave online të Evropës F.1024060902827_m

Së shpejti do t’i shohim rezultatet e projektit të ashtuquajtur Europeana, të nisur në muajin korrik të vitit 2007, i cili të gjithë shfrytëzuesve të internetit në një vend do t’u ofrojë rreth dy milionë objekte digjitale – materiale filmike, fotografi, piktura, audio materiale, libra, shkrime gazetareske si dhe materiale tjera arkivore që kanë të bëjnë me kulturën evropiane.
Faqja Europeana dyert i saj për vizitorë i hap zyrtarisht më 20 nëntor, mirëpo asaj ka qenë e mundur t’i qaset prej muajit shkurt të këtij viti. Fillimisht kjo bibliotekë online do të përmbajë rreth dy milionë materiale të ndryshme digjitale, mirëpo sipas paralajmërimeve, deri në vitin 2010 Europeana do të duhej të përmbajë rreth gjashtë milionë prej tyre.

Biblioteka digjitale Europeana përbëhet nga materialet e grumbulluara nga bibliotekat evropiane, muzetë dhe institutet filmike, e të cilat do të janë në dispozicion publik nga muaji i ardhshëm, dhe atë në gjuhën angleze, gjermane e franceze.

Sipas disa vlerësimeve, shpenzimet e kësaj biblioteke digjitale për periudhën katërvjeçare do të duhej të kushtonin në mes 200 e 250 milionë euro, kështu që krijuesit e saj ende janë në kërkim të modelit përkatës afarist.

www.europeana.eu
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi