Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greta Koçi: Ky është viti i koncerteve

Shko poshtë

Greta Koçi: Ky është viti i koncerteve Empty Greta Koçi: Ky është viti i koncerteve

Mesazh nga Metalica Tue Oct 21, 2008 11:33 pm

Greta Koçi: Ky është viti i koncerteve F.0330165333408_m

Greta Koçi: Ky është viti i koncerteve
Fituesja e edicionit të kaluar të festivalit "Top Fest", Greta Koçi, ka nisur që prej disa javësh turneun e saj në mbarë Shqipërinë, ndërsa deri në fund të vitit premton koncerte edhe jashtë saj, si Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. E prekur nga tragjedia e rëndë që ndodhi në Gërdec, Greta është ndër të paktat këngëtare që dhuron një shumë të konsiderueshme parash në ndihmë të familjeve në nevojë, të prekur nga tragjedia, e cila shumë nuk është hiç më pas se 5 milionë lekë (mbi 4 mijë euro).

Si po ecën turneu, flitet për një sukses shumë të madh apo jo?

Greta: Po, është e vërtetë. Kam nisur një turne koncertesh në të gjithë Shqipërinë. Kam realizuar 8 koncerte deri tani. Jam ende në vazhdim të këtij turneu. Ky është angazhimi im i momentit. Kam dhënë koncerte në Laç, Rrëshen, Burrel, Shijak, Kavajë, Patos, Librazhd, Peqin. Në këtë turne të gjatë koncertor që unë kam ndërmarrë, shoqërohem nga trupa e baletit dhe banda ime. I gjithë interpretimi im është live. Spektakli zgjat dy orë dhe unë interpretoj të gjitha këngët e mia, si dhe një ose dy hite botërore.

Si shkoi koncerti më i fundit?

Greta: Shumë mirë. Koncerti i fundit ka qenë në Peqin. Kam kaluar vërtet shumë mirë në të gjitha koncertet. Më vjen keq që një pjesë e madhe e publikut mbetën jashtë, për arsye se nuk kishte më vende në sallën e koncertit. Autoritetet lokale na kërkuan që të zhvillonim dy shfaqje, por për arsye teknike ishte e pamundur të realizohej. Ishte një publik i mrekullueshëm.

Metalica
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 16
Age : 30
Registration date : 21/10/2008

http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi