Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

50-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA

2 posters

Shko poshtë

50-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA Empty 50-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA

Mesazh nga Haris Mon Oct 20, 2008 12:12 pm

50-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA NASA_Logo
Për 50 vjet me radhë, agjencia e hapësirës, NASA ka qenë si askush të tjetër në botë, aktive në eksplorimin e gjithësisë. Një pjesë e mirë e njohurive që kemi sot rreth Hënës, sistemit diellor dhe gjithësisë, ka ardhur nga puna e shkencëtarëve të kësaj agjencie. Me rastin e 50-vjetorit të NASA-s, le t'i hedhim tani një vështrim të ardhmes së saj, e cila me sa duket është ende e paqartë.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, po e reklamon dhe feston 50-vjetorin e saj me aktivitete që kanë vazhduar gjithë këtë vit por fakt është se shumë njerëz janë të shqetësuar rreth gjendjes së saj të tanishme dhe paqartësive për të ardhmen. Senatori Bill Nelson është kryetar i nënkomisionit të Senatit që mbikqyr NASA-n.

"NASA është në udhëkryq dhe kjo lidhet me faktin nëse do të kemi apo jo ne vullnetin politik dhe burimet kombëtare për të realizuar ëndrrën e programit hapësinor, qoftë të misioneve me njerëz apo pa njerëz."

Koha e lavdisë së NASA-s dhe arritjet e saj në misionet me njerëz janë të njohura dhe të dokumentuara mirë.

Për shumë vite me radhë pas krijimit, NASA lulëzoi në sajë të fondeve të mëdha qeveritare.

Konsulenti dhe ish menaxheri i NASA-s, Alan Ladwig thotë se sot gjërat kanë ndryshuar.

"Në kulmin e programit Apollo, shpenzimet për NASA-n përfaqësonin 4% të buxhetit federal. Sot ajo merr vetëm 0,6%."

Anijet e tipit Shuttle i kanë dërguar astronautët amerikanë në hapësirë që nga viti 1981. Por flota e këtyre anijeve është vjetëruar dhe do të nxirret jashtë përdorimit në vitin 2010. Pas kësaj do të duhen ndoshta edhe 5 vjet para se ato të zëvendësohen. Presidenti Bush dhe NASA tani kanë vënë si objektiv dërgimin përsëri të njeriut në Hënë, misione të tjera në planetin Mars dhe ndërtimin e anijeve të reja të hapësirës për këtë qëllim.

Por, thotë Senatori Nelson, problem janë përsëri fondet.

"NASA nuk mund të marrë dot përsipër njëkohësisht anijet shuttle dhe fillimin e programit të ri "Constellation", pa fonde të tjera dhe kjo ka shkaktuar mospërputhje si dhe krijimin e një periudhe kohore prej 5 vjetësh gjatë së cilës nuk do të dërgohen njerëz në hapësirë."

Megjithëse anijet e reja të hapësirës janë në ndërtim e sipër, Amerika nuk do të jetë në gjendje të dërgojë njerëz në stacionin orbital ndërkombëtar pa ndihmën e të tjerëve dhe kjo gjë nuk i pëlqen ish astronautit dhe senatorit John Glenn.

"NASA ka mbetur aq keq pa fonde seqë i duhet të pakësojë fluturimet e tipit shuttle për të kursyer në mënyrë që të mund të përfundojë punën në stacionin e hapësirës. Më duket pak qesharake kur ne shkurtojmë fonde deri në atë masë sa nuk kemi mundësi të dërgojmë njerëz në stacionin orbital dhe për këtë qëllim do të duhet të kontraktojmë me rusët pas vitit 2010."

Astronautët gjithnjë i shikojnë me shumë optimistë eksplorimet në hapësirë.

Për fat të keq, në këtë vit të 50-vjetorit të saj, NASA shikon sfida të mëdha në horizont, me të cilat do të përballet herët a vonë.
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 32
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
50-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA Left_bar_bleue20/4050-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

50-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA Empty ...

Mesazh nga Benjamin Thu Nov 06, 2008 7:25 am

Njeriii Heren tjeter kur poston naj sen e ai sen e ka foton e madhe hallakate ne google nese mun me gjet najnjo pak ma te vogel se pa lidhje kshtu shum e madhe.Very Happy
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
50-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA Left_bar_bleue0/050-vjetori i agjencisë së hapësirës NASA Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi