Në Pejë u arrestuan dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës për fajde
Faqja 1 e 1
Në Pejë u arrestuan dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës për fajde
Prishtinë, 31 tetor Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë, Flamur Rexhajn dhe Alban Tolajn, pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës. Një qytetar nga Peja ka njoftuar se të dyshuarit i janë kërcënuar atij me qëllim të kontraktimit të përfitimit joproporcional për fajde. Njoftohet se policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar 27.000 euro, një pushkë "Karabinë", një revole 7.65 mm. një AK 47, një pistoletë "Glock" jozyrtare, një "Scorpion" dhe një sasi e vogël municioni. Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Flamur Rexhaj dhe Alban Tolaj janë arrestuar, ndërkohë që policia është në kërkim edhe të një personi, i cili për momentin gjendet në arrati.
Similar topics
» Topi: Ndarja e Kosoves, vetem halucinacion
» Bogdanoviq: Serbë mos merrni dokumente të Kosovës!
» Emri i Allahut në hartën e Kosovës
» Malajzia njeh Republikën e Kosovës
» Naim Tërnava rizgjidhet Myfti i Kosovës
» Bogdanoviq: Serbë mos merrni dokumente të Kosovës!
» Emri i Allahut në hartën e Kosovës
» Malajzia njeh Republikën e Kosovës
» Naim Tërnava rizgjidhet Myfti i Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi