Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin)

Shko poshtë

Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin) Empty Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin)

Mesazh nga Benjamin Fri Oct 24, 2008 1:16 pm

Hadithi 11
Ebu Hurejre r.a. përcjell se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij apo diku tjetër për njëzet e disa shkallë. Kush merr abdest, në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa e ka përfshirë namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falë namazi, ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin”. Engjëjt veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t’i mundojë të tjerët, apo ta prish abdestin në xhami”.
(Muttefekun alejhi)
Ky transmetim është i Muslimit.
Hadithi 12
Transmetohet nga Ebu-l-Abbas Abdull-llah ibn Abbas ibn Abdul-Mutalib r.a. nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. se All-llahu i madhërishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshi¬ron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t’i shkr¬uajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”.
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 13
Transmetohet nga Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpellës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shk¬ëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira”.
Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por edhe që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, të cilëve u kam dhënë qumësht pasi janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askend tjetër, atëherë na e largo neve këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpe¬lle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi pak u lëviz, por jo edhe aq sa të mund të dalin!
Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një transmetimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbre¬tëronte uria e kushërira e dashur më erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet vetëm ajo me mua, dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë u bëra pronar i saj, - sipas një transmetimi tjetër - kur e përqafova ashtu siç e përqafon burri gruan e tij, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju All-llahut dhe mos ma merr virgjinitetin pa të drejtë”. Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokend tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëmbi, përsëri edhe pak lëvizi nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.
Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua para se ta merr mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si du¬het dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devet dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar”. Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe e çoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën!”
(Muttefekun alejhi)
TEVBEJA - ISTIGFARI (PENDIMI DHE KËRKIMI I FALJES SË MËKATEVE)
Të gjithë dijetarët islam janë të një mendimi pajtimit se tevbeja (pendimi dhe lënia, braktisja e mëkateve) është obligim i fortë islam (vaxhib). Nëse mëkati ka të bëjë vetëm me All-llahun e jo edhe me të drejtën e ndonjë njeriu, atëherë pendimi ka tre kushte. I pari, që menjëherë të largohet nga mëkati, i dyti që me zemër të bëhet pendimi për kryerjen e tij dhe i treti, që paluhatshëm të vendoset që as¬njëherë të mos i kthehet të njëjtit mëkat. Nëse mungon njëri prej këtyre kushteve atëherë pendimi nuk është i vlefshëm.
Nëse mëkati ka të bëjë me ndonjë njeri atëherë pendimi ka katër kushte: tre të theksuarit dhe (i katërti) borxhin t’ia kthejë atij që i ka borxh. Nëse borxhi është i natyrës materiale atëherë të njëjtin ia kthen, kurse nëse mëkati është i atillë që ka dënim më të madh gjyqësor ose të ngjashëm, atëherë është i obliguar të mundësojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, ose të kërkojë falje nga ai të cilin e ka dëmtuar, e nëse ka të bëjë me ofendim gjuhësor - atëherë do t’ia kërkojë hallallin personit të cilin e ka ofenduar.
Pendimi duhet të bëhet për të gjitha mëkatet. Nëse pendimi bëhet vetëm për disa mëkate - ai është i vlefshëm - dhe i falen ato mëkate, por të tjerat i mbesin pa iu falë. për domosdoshmërinë e pendimit dhe braktisjes së mëkateve ekzistojnë shumë argumente të Librit të All-llahut, të Sunnetit të Pejgamberit dhe të Ixhmai ummetit.
All-llahu i madhërishëm thotë:
“...Dhe të gjithë pendohuni tek All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni”.
(en-Nûr, 31)
“Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni”.
(Hud, 3)
“O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë”
(Tahrim, Cool
Hadithi 14
Ebu Hurejre r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Pasha All-llahun unë i drejtohem me tevbe dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë”.
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 15
Nga el-Egarr ibni Jesar el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O njerëz, drejtohuni All-llahut me tevbe dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj tevbe All-llahut nga njëqind herë në ditë”.
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 16
Ebu Hamza Enes ibni Malik el-Ensarij r.a, shërbëtori i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. thotë se Alejhisselami ka thënë: “All-llahu më tepër gëz¬ohet për pendimin e robit të vet se sa që do të gëzohej ndonjëri prej jush kur do ta gjente devenë e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fryte”.
(Mutte¬fekun alejhi)
Ndërsa sipas transmetimit të Muslimit ky hadith është si vijon: “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin (tevben) e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e i humbet, kurse me te edhe i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt” duke u shprehur gaboi nga gëzimi i fortë”.
Hadithi 17
Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i madhërishëm gjatë natës e mban të shtrirë dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës; dhe e shtrin dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lind Dielli nga Perëndimi”.
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 18
Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush pendohet para se të lind Dielli nga Perëndimi, All-llahu do ta falë”.
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 19
Nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i gjithëfuqishëm e pranon pendimin e robit të vet deri në gargarën e tij (në frymën e tij të fundit)”.
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)
Hadithi 21
Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sinan el-Hudrij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Moti para jush ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë vetë, ka pyetur për njeriun më të dishëm në botë. Atë e udhëzuan te një rahib (i devotshëm i shkretëtirës - izraelit). Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të pendim (tevbe, mëshirë e All-llahut dhe falje). Rahibi i thotë se për te nuk ka tevbe. Ky e vret edhe rahibin dhe me te i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim? Dijetari i tha se edhe për të ka tevbe: “Po! (Por është shumë larg dhe vështirë). Vrasësi e pyeti: “Sa është largësia mes meje dhe tevbes? Dijetari i tha: “Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë All-llahun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq”. Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të All-llahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjëjve të mëshirës dhe engjëjve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar kah All-llahu i madhërishëm”. Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë”. Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriut e këta e morën për gjykatës që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “Matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve, e më afër cilit vend të jetë, atij vendi dhe i takon”. Engjëjt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte (adhurimit), andaj e morën engjëjt e mëshirës”.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin) Left_bar_bleue0/0Hadithe - Imam Neveviu(Rijadus-salihin) Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi