Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muslimanet britaneze protestojnë kundër femres imame

Shko poshtë

Muslimanet britaneze protestojnë kundër femres imame Empty Muslimanet britaneze protestojnë kundër femres imame

Mesazh nga enes Fri Oct 24, 2008 10:05 am

Muslimanet britaneze protestojnë kundër femres imame 7731

Muslimanet në Britani dolën në rrugët e Oksfordit të premten për të protestuar kundër xhumasë së drejtuar nga një femër.


"Çka po bën ajo është kundër Islamit," thotë e zemëruar Marian Remzi për BBC, duke ju drejtuar profesoreshës Amerikane Amina Wadud, e cila drejtoi xhumanë për gjini të ndryshme në Qendrën Muslimane për Edukim në Oksford.

"Unë nuk pajtohem me të."

Amina Wadud një ndihmës profesoreshë për studime Islame në Universitetin Federal të Virgjinias, drejtoi xhumanë e dytë me radhë pas asaj qe e drejtoi para tre viteve në Nju Jork, duke mbajtur një predikim të shkurtë dhe pastaj duke jua falur namazin e përbashkët.

Shumë muslimane ishin tubuar para sallës për të kundërshtuar atë, pavarësisht nga thirrjet e udhëheqësve musliman që të mos protestohet në mënyrë që mos të i jepet asaj më shumë publicitet.

"Ne jemi këtu të përkrahim vlerat dhe traditat e Islamit dhe të mbështesim rrugën e profetit tonë paqja qoftë mbi të," thotë protestuesja Aisha Samah.

Urdhër hyjnor

Muslimanët britanezë thonë se kjo çështje nuk ka asgjë të bëj me barazi gjinore.

"Nuk ka të bëj asgjë me pozitën e femrës në shoqëri," thotë Moktar Bedri nga Asociacioni Musliman në Britani.

"Nuk është për të i degraduar ato apo sepse në mendojmë se ato nuk mund ta bëjnë atë."

Samah, një protestuese, është e të njëjtit mendim.

"Ne nuk kemi diçka kundër femrave të jenë drejtuese shteti, apo të ndonjë organizate," thotë ajo.

"Femrat janë shumë të respektuara në Islam, por sipas ligjit Islam ato nuk mund të drejtojnë namazin e përbashkët."

Kjo është diçka hyjnore e jo humane, ne jemi të detyruar ta bëjmë namazin në atë mënyrë qe jemi urdhëruar nga Zoti." thotë Moktar Bedri nga Asociacioni Musliman në Britani.



Muslimanet britaneze protestojnë kundër femres imame 7732Muslimanet britaneze protestojnë kundër femres imame 7732
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 31
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi