Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muslimanët nuk festojnë “Natën e shtrigave”

Shko poshtë

Muslimanët nuk festojnë “Natën e shtrigave” Empty Muslimanët nuk festojnë “Natën e shtrigave”

Mesazh nga enes Wed Oct 29, 2008 2:56 pm

Muslimanët nuk festojnë “Natën e shtrigave” 7900

Si shumë të krishterë konzervativ, shumica e muslimanëve amerikan nuk lejojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në festimin e "Natës së shtrigave" për shkak të zanafillës dhe traditave të kësaj feste.


"Nuk e festojmë sepse kjo festë bie në kundërshtim me besimin tonë," thotë Hadia Hadi, inxhiniere e kompjuterizimit dhe nënë e dy fëmijëve për IOL.

"Dhe përfundimisht, fëmijët e mijë nuk e festojnë këtë festë dhe qëndrojnë në shtëpi dhe bien në gjumë më herët."

"Unë e konsideroj si festë për ta nderuar shejtanin dhe ferrin." Thotë Samir El Masri, baba i katër fëmijëve dhe inxhinier nga Kalifornia.

"Si mund të i mësoj fëmijët e mijë ta adhurojnë Allahun dhe pastaj të i lejoj të marrin pjesë në festa që e nderojnë shejtanin?"

Në "Natën e shtrigave" shumë shkolla organizojnë marsh të mëngjesit ku të gjithë nxënësit dhe mësuesit vishen me kostumet e kësaj nate.

Megjithatë ka edhe shkolla tjera që nuk festojnë "Natën e shtrigave" apo që nuk i lejojnë nxënësit të vishen me maska dhe kostume.

Kjo festë bazohet në doktrinat pagane te Çeltikeve që zakonisht janë mbajtur me 31 Tetor, festë kjo që ndërlidhet me natën e vitit të ri tek paganet e lashtë në Ishujt Britanik.

Ata besonin se forca mbi natyrale tubohen këtë natë dhe thyhen kufijtë në mes humanes dhe mbi natyrales.

Ata besonin se shpirtrat e të vdekurve kishin mundësinë të vizitonin tokën dhe të bredhin andej e këndej.

Kur Krishterimi erdhi në Ishujt Britanik, kisha u mundua që të largojë vëmendjen nga këto rite pagane duke vendosur festë Krishterë në këtë ditë.

Që nga atëherë festa krishtere e "Të Shenjtëve" njihet në mënyrën e njëjtë si kjo festë pagane.

Këto tradita erdhën në Amerikë nga emigrantët prej Irlandës dhe Skocisë.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 31
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi