Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjërimi i Muhammedit

3 posters

Shko poshtë

Agjërimi i Muhammedit Empty Agjërimi i Muhammedit

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 23, 2008 8:23 am

Agjërimi i Muhammedit



Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Lavd-falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave.
Qoftë paqja mbi të dërguarin e Tij, Muhammedin, mbi ne dhe mbi të gjithë robërit dhe adhuruesit e All-llahut.

Kjo broshurë flet mbi agjërimin e të Dërguarit të Zotit, për atë që është e mirë të bëhet gjat agjërimit, për duatë e Ramazanit dhe për atë se kush është i obliguar të agjërojë, e kush jo. U ndihmoftë All-llahu xh.sh. të gjithë muslimanëve për praktikimin e obligimeve të tija (farzeve) dhe sunneteve.

Definicioni i agjërimit:
Agjërimi është adhurim ndaj All-llahut me anë të lënies së ushqimit dhe pijes prej agimit deri në perëndim të diellit.
Agjërimi gjat muajit Ramazan është një ndër themelet kryesore të Islamit. Muhammedi  thotë:
“...Islam është:
-të dëshmosh se s’ka të adhuruar tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij;
-të falesh;
-të japësh zekatin;
-ta agjërosh muajin Ramadan dhe
-ta kryesh haxhxhin nëse ke mundësi.”

Kush e ka për obligim agjërimin:
-Agjërimi është obligim për çdo njeri që ka hyrë në moshën madhore, që është i aftë psiqikisht dhe fizikisht.

Kush nuk e ka për obligim agjërimin:
-Fëmijët që nuk kanë hyrë në moshën madhore (pubertet) nuk kanë nevojë për të agjëruar, por ata duhet të këshillohen dhe të mësohen qysh në vegjëli për rregullat e agjërimit, që kur ta arrijnë pjekurinë t’u vijë më lehtë agjërimi.
-I sëmuri nga ndonjë sëmundje e cila e pengon të agjërojë, por pasi që të shëndoshet duhet t’i kompenzojë aq ditë sa nuk ka agjëruar.
-Të paaftit psiqikisht gjithashtu nuk e kanë për obligim agjërimin, qofshin ata edhe të mëdhenj dhe të shëndoshë fizikisht, ndërsa nuk e kanë për obligim agjërimin as pleqtë që kanë humbur fuqinë e mendimit (logjikimit dhe arsyes).
-Pleqtë që janë të sëmurë nga ndonjë sëmundje e pashërueshme (si p.sh sëmundja e sheqerit, e zemrës, e veshkëve etj.) nuk e kanë për obligim agjërimin, por ata duhet të ndajnë një sasi ushqimi ose të hollash që është e mjaftueshme për ta ngopur një agjërues të varfër (me iftar).
-Gratë me barrë dhe lehonat kanë për detyrë që ditët e paagjëruara t’i agjërojnë pas festës së Bajramit (dmth sa më shpejt).
-Gratë që kanë menstruacion dhe nifas gjithashtu e kanë për obligim që ditët e pa agjëruara t’i kompenzojnë sa më shpejt.
-Udhëtari mund të agjërojë nëse dëshiron (nëse nuk i vjen rëndë), por nëse nuk dëshiron, nuk e ka për obligim agjërimin, me qëllim që ditët e pa agjëruara t’i agjërojë në rastin e parë që i ipet mundësia.

Rregullat e agjërimit:

Nijeti:
Bërja e nijetit është farz (obligim i domosdoshëm), sepse Muhammedi  thotë:
“Kush nuk vendosë (bën nijet) para agimit që të agjërojë, nuk i pranohet agjërimi.”
Nijeti bëhet me zemër, e jo me gojë, sepse një gjë të tillë nuk e ka bërë Muhammedi , e as pasardhësit e tij.

Koha e agjërimit:
All-llahu i Lartmadhëruar thotë:
“Hani dhe pini derisa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi...”, ndërsa kjo spjegohet kështu:
Ka dy lloje agimesh:
-Agimi i rrejshëm; kur nuk është e lejuar falja e sabahut, ndërsa njeriu që dëshiron ta agjërojë atë ditë mundet akoma të ushqehet. Shenja e agimit të rrejshëm është një vijë vertikale e bardhë që paraqitet në horizont në formë të bishtit të luanit.
-Agimi i vërtetë; kur fillon koha e faljes së namazit të sabahut, ndërsa agjëruesit i ndalohet të ushqyerit. Shenja e agimit të vërtetë është paraqitja e një vije të kuqe horizontale mbi kodrat dhe kodrinat.

Syfyri:
I Dërguari i Zotit ka thënë:
“Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të librit (krishterëve dhe jahudive) është në syfyrin.”
Gjithashtu i Dërguari i Zotit ka thënë:
“Në këto ka begati: xhemat, iftar dhe syfyr.”
Do të thotë se syfyri është begati, dhe atë nuk bën ta lëmë pas dore, sepse është sunnet dhe se përforcon njeriun gjatë agjërimit ditor. Ushqimi i syfyrit është i begatshëm, ashtu siç thotë Muhammedi :
“Ejani të hani ushqim të begatshëm”
Gjithashtu Lajmëtari i Zotit thotë:
“Syfyri është ushqim i begatshëm, prandaj mos e lëshoni, madje duke pirë edhe një gllënjkë ujë. Vërtet All-llahu dhe engjëjt e Tij i bekojnë ata që ngrihen për syfyr.”
I Dërguari  thotë:
“Po sa i mrrekullueshëm është syfyri i besimtarit me hurma.”
I Dërguari vononte syfyrin deri para agimit.

Veprat posaçërisht të urrejtura gjat Ramazanit
Dëshmia e rrejshme: I Dërguari  thotë:
“All-llahu nuk ka nevojë për lënien e ushqimit dhe pijes nga ai që nuk e lë dëshminë e rrejshme.”
Fjalët e kota dhe të turpshme: I Dërguari  thotë:
“Nuk është agjërim (i plotë) mosngrënia dhe mospirja, por lënia e fjalëve të kota dhe të turpshme. Nëse dikush (gjat agjërimit) të ofendon dhe të shan, ti thuaj: Unë agjëroj, unë agjëroj.”

Çka nuk e prish agjërimin:
-Nëse agjëruesi agon xhunub (i papastër). Transmetohet nga Aisheja :
“Një ditë i Dërguari  agoi xhunub, dhe pastaj u la dhe vazhdoi agjërimin.”
Përdorimi i misvakut: I Dërguari  thotë:
“Po të mos i vinte rëndë ummetit tim, do t’u urdhëroja ta përdornin misvakun gjat çdo marrje të abdestit.”
Sipas këtij argumenti kuptohet se përdorimi i misvakut i lejohet agjëruesit gjat marrjes së abdestit dhe para çdo namazi, ngase ai është univerzal dhe për çdo kohë.
Të shpërlarit e gojës dhe hundës: Muhammedi  e shpërlante gojën dhe hundën, por nuk lejonte që të teprohet në këtë. Ai thoshte:
“Shpërlani mirë hundën, pos nëse jeni duke agjëruar!”
Të mikluarit (përkëdhelurit) dhe të puthurit: Përcillet nga Ajsheja  se ka thënë:
“I Dërguari i Zotit puthte dhe përkëdhelte (gratë e veta) duke qenë agjërues, por përmbahej (nga kontakti seksual).”
-Është e lejuar analiza e gjakut dhe marrja e injeksioneve që nuk janë ushqyese, sepse ato nuk ushqejnë, e as që hynë nga goja.
Nxjerrja e gjakut: Transmetohet nga Ibni Abbasi  se:
“I Dërguari nxjerrte gjakun (e keq), duke qenë agjërues.”
Gjithashtu nxjerrja e dhëmbëve nuk prish agjërimin.
Të shijuarit e ushqimit: Është e kushtëzuar që ushqimi nuk guxon të hyjë brenda në fyt, gjë që vlen edhe për pastën për dhëmbë, sepse përcillet nga Ibni Abbasi :
“I lejohet agjëruesit ta shijojë uthullën ose diçka të ngjashme me kusht që të mos i hyjë në fyt.”
Agjërimi i Muhammedit Muhammad_x
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Agjërimi i Muhammedit Left_bar_bleue0/0Agjërimi i Muhammedit Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjërimi i Muhammedit Empty krenaria e njerzimit

Mesazh nga Haris Sat Oct 25, 2008 4:32 pm

Muhamedi eshte krenaria e njeraimit ai eshte mundar me mish e shpir vetem qe te na ullzoj
popullin ton ne rugen e drejt !!!... Arrow
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Agjërimi i Muhammedit Left_bar_bleue20/40Agjërimi i Muhammedit Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjërimi i Muhammedit Empty Bravo

Mesazh nga Emir Sun Oct 26, 2008 10:03 am

Bravo njeri pergjigja e jote ishte shume interesant dhe paksa e pakuptimt permirdsoj shkrimin se ta qes 1
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjërimi i Muhammedit Empty Muhamedi al.selam. Krenaria e Njerzimit

Mesazh nga Haris Fri Apr 03, 2009 10:46 am

Nga nje popull injorant ne nje popull si engjell
Nga Qymiri ne Diamant
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Agjërimi i Muhammedit Left_bar_bleue20/40Agjërimi i Muhammedit Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjërimi i Muhammedit Empty Re: Agjërimi i Muhammedit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi