Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dimenzionet dhe Gjithësitë paralele

Shko poshtë

Dimenzionet dhe Gjithësitë paralele Empty Dimenzionet dhe Gjithësitë paralele

Mesazh nga Emir Tue Jan 27, 2009 9:58 am

Dimenzionet dhe Gjithësitë paralele

Jo vetëm nuk dimë nëse jemi të vetëm në Gjithësi por nuk dimë as nëse ka vetëm një Gjithësi apo jo. Në teori, nuk ka vetëm 4 përmasa (dimensione) që kanë të bëjnë me hapësirën dhe kohën dhe që ne i njohim mirë, por ka edhe 6 përmasa të tjera. Me Shpërthimin Zanafillës (Big Bang) mund të jenë krijuar plot Gjithësi të pavarura nga Gjithësia jonë.

Deri më sot ideja mbi një "Shumëgjithësi" mbetet vetëm një hipotezë. Por ndoshta një ditë do të arrinim me të vërtetë që duke udhëtuar përmes të ashtuquajturave Vrimave te zeza të vizitonim banorë të botërave të panjohura - apo të udhëtonim në një të shkuar ku të takonim dinozaurët.



Në gjysmën e parë të qindvjeçarit të 20-të lindën dy teori themelore të fizikës me anë të së cilave u përpoq të shpjegohej Bota: Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike. Ekuacionet e Ajnshtajnit përshkruajnë krijimin e Kozmosit në përmasa të mëdha: p.sh. se si tërheqja që i bëjnë planetët njëri-tjetrit çon drejt përkuljes së hapësirës dhe të kohës. Ndërsa Teoria Kuantike ka të bëjë me Kozmosin e Vockël, botën e atomeve dhe pjesëzave më të thjeshta. Që të dyja teoritë janë bindëse, por ama kanë një problem thelbësor: nuk bien në njëzëshmëri me njëra-tjetrën.

Teoria e Fillit

Që në fillim të viteve 30-të u përpoqën fizikantët të ndërthurnin midis tyre këto formulime - pa rezultat. Në vitet 60-të doli një teori e re, që njihet si Teoria String (e fillit) apo në një lloj tjetër më të zhvilluar të saj njihet si Teoria Superstring. Ajo thotë se guri themelor i lëndës (materies) nuk është i formës së pikës (lëmshit, rruzullit, atomit) por i formës së fillit (pejzës, vargut). Këto fille që deri më sot gjinden vetëm në teori, janë tepër të vegjël për t'u përfillur prej nesh.

Por para së gjithash Teoria e Fillit thotë se fillet e vegjël nuk janë të lidhur pas 4 përmasash të kohës dhe hapësirës që njohim ne por sillen me të shpejtë përmes gjithsej 10 përmasash. Ne nuk mundemi t´i dallojmë përmasat e tjera pasi këto janë veshur e ngjeshur brenda njëri-tjetrit në atë mënyrë saqë nuk munden të maten me asnjë mjet matës. Por çfarë të magjeps është ajo që: përpara e se këto përmasa shtesë të zhdukeshin, mund të kenë bërë të mundur krijimin e një numri të madh Gjithësishë Paralele. Për ta shpjeguar tërë këtë me një përfytyrim të vetëm: së bashku me Shpërthimin Zanafillës u krijua një numër i pafundtë botërash posi flluska sapuni të një lloj shkume parahistorike.

Botët e tjera dhe rrugët për atje

Por si do të dukeshin këto Gjithësi Paralele për të cilat po flasim ?
Ato mund të jenë kryekëput ndryshe nga Gjithësia jonë dhe mund të funksionojnë sipas disa ligjesh natyre krejt të tjera. Ndoshta do të ketë nga ato ku graviteti do të jetë kaq i dobët saqë gazrat e kohëve zanafillëse nuk kanë arritur të denden për të krijuar galaksitë apo yjet. Ndoshta në botë të tilla nuk është arritur të krijohet as vetë lënda dhe ku hapësira do të jetë e mbushur vetëm me rrezatim.

Ndoshta do të kishte Gjithësi, që do të ishin kaq të ngjashme me tonën saqë edhe atje të jetë krijuar jeta. Ose të tilla që do të ishin pothuajse kopje e sonës por ndryshimi me tonën të qëndronte në kohën. Mund të ndodhë që edhe vetë ne të gjendemi njëkohësisht edhe në një Gjithësi Paralele por në një formë tjetër. Ose të kishte një botë tjetër krejt si e jona ku të jetonte një kopje e jona. Gjithsesi: vetë Ajnshtajnit i ka dalur si përfundim të një ekuacioni të tij qenia e një Gjithësie Pasqyrë me Gjithësinë tonë.

A do të mundeshim parasëgjithash të lidheshim me Gjithësi të tilla të cilat do të egzistonin në mënyrë të pavarur nga e jona ? Në teori, ka rrugë për të udhëtuar në këto botë të huaja: këto rrugë njihen si vrima e zezë. vrima e zezë është një lloj tuneli që lidh dy Gropa të Zeza me njëra-tjetrën. Kur kemi vrima e zezë, Gropat e Zezat janë të fundme. Kështu edhe forcat të cilave do t´i nënshtrohej një anije kozmike do të ishin të llogaritshme.
Kështu fundi i një Grope të Zezë do të jetë një Gropë tjetër e Zezë e cila do të villte jashtë anijen tonë kozmike. Por përsëri nuk dihet se ku do të na vjellë kjo Gropë tjetër e Zezë. Një vrima e zezë mund të ishte urë për në Gjithësi të tjera por edhe shkurtim udhe përbrenda vetë Gjithësisë sonë. Ndoshta edhe do të na çonte midis kohëve të ndryshme.
Teorikisht një vrima e zezë është e ndërtueshme.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi