Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hafizi dymbëdhjetëvjeçar nga Sarajeva, profesor i Kur’anit!!!

Shko poshtë

Hafizi dymbëdhjetëvjeçar nga Sarajeva, profesor i Kur’anit!!! Empty Hafizi dymbëdhjetëvjeçar nga Sarajeva, profesor i Kur’anit!!!

Mesazh nga Benjamin Wed Nov 05, 2008 8:24 am

Hafizi dymbëdhjetëvjeçar nga Sarajeva, profesor i Kur’anit!!! 7970
Për herë të parë në historinë e Austrisë në sallën e Kongreseve Austria Center, në Vjenë me 25 tetor 2008, solemnisht iu dha ixhazetnameja, diploma e profesorit, djaloshit dymbëdhjetëvjeçar nga Bosna dhe Hercegovina.

Për herë të parë në historinë e Austrisë në sallën e Kongreseve Austria Center, në Vjenë me 25 tetor 2008, solemnisht iu dha ixhazetnameja, diploma e profesorit, djaloshit dymbëdhjetëvjeçar nga Bosna dhe Hercegovina.

Disa spikerë, duke folur në gjuhët turke, arabe, angleze dhe gjermane u ndërruan që sa më mirë ta prezentojnë këtë ndodhi.

Në prezencën e ambasadorëve të vendeve islame dhe arabe të akredituar në Austri, të organizatave ndërkombëtare islame, të përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe të komunitetit fetar, para disa mijëra vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, ambasadori i Arabisë Saudite, princi Mensur b. Halid Al Saudi ia dorëzoi ixhazetnamen, e cila u arrit në qytetin e Shenjtë të Medines, hafizit të ri profesorit Abdullah Muhammed Fadil Porça. Para kësaj princi ia dorëzoi dëftesën për sukses të shkëlqyer dhe i premtoi bursë për shkollimin e tij të mëtutjeshëm. Lexuesë më të njohur nga vende të ndryshme të botës me leximet e tyre kanë zbukuruar këtë tubim jo të zakonshëm.
Kryetari i Federatës Islame të Vjenës mr. Mehmet Turhan ia dorëzoi hafizit profesor të ri plaketën duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe duke i premtuar mbështetje, duke pasë parasysh edhe faktin se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen e shkollës speciale për hafizë të Kur'anit në Vjenë. Shumë vetë nuk mundën ta përmbajnë veten kur u bë e ditur se kjo diplomë në vete përmban zingjir të fortë transmetimi më shumë se katërmbëdhjetë shekuj, direkt deri te i Dërguari i fundit, Muhammedi sallallahu alejhi ve sellem. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë duke qarë dhe duke bërë tekbire. Ishte moment i prekshëm kur shihje njerëz të moshuar duke iu afruar djaloshit dhe duke e përqafuar kërkonin nga ai t'ju bëjë dua për ta.
Hafizi dymbëdhjetëvjeçar nga Sarajeva, profesor i Kur’anit!!! 7971
E tërë ngjarja u regjistrua në DVD si dhe u transmetua në televizionin satelit turk dhe në atë të Al Xhezires, ku me miliona shikues kanë mundur të përjetojnë bukurinë e kësaj ndodhie. Kemi nevojë të madhe të kemi kuadro të vyeshme dhe profesionale të cilët do ti shërbejnë ummetit tonë.

Në fund duanë e bëri dr. Abdullah b. Ali Basfar, kryetari i Organizatës Botërore për tahviz të Kur'anit. I urojmë hafizit profesor të ri Abdullah Porçës dhe i bëjmë dua për suksese të mëtutjeshme dhe rezultate sa më të mira.

minber.ba

Bartësi më i ri i ixhazes (zingjiri i transmetuesve të kiraetit) është nga Bosna dhe Hercegovina

Hafizi dymbëdhjetëvjeçar Abdullah Porça nga Sarajeva, i lindur me 1996 në një familje që është e njohur për shtëpi të hafizëve në Bosnë dhe Hercegovinë, pos faktit se me një notë të shkëlqyeshme ka mbrojtur hifzin para komisionit me lexuesë dhe hafizë shumë të njohur të Kur'anit në Medinë, në qytetin e Të Dërguarit Muhammed alejhis-selam, pas provimit profesional ka fituar ixhazenë nga fusha e kiraetit – lexim dhe mësim të Kur'anit me sened shumë të fortë, zingjirë të transmetuesve- në të cilin janë dijetarët dhe imamët më të njohur të kiraetit përgjatë historisë islame. Zingjiri i transmetuesve shkon deri te ashabët e të Dërguarit të fundit Muhammedit alejhi-s-salatu ve-s-selam, deri te Osmana b. Affan, Ali b. Ebi Talib, Abdullah b. Mesud, Zejd b. Sabit dhe Ubejj b. Kab, të cilët direkt e kanë marrë leximin nga i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ve sellem.

Dhënia e ixhazes dikujt që nga kohët e kaluara paraqet formë të posaçme të garancionit dhe diplomës rreth aftësisë së tij në fushën e ndonjë dege të dijeve dhe aftësisë së tij që këto dije tu mësojë të tjerëve. Kur është fjala për Kur'anin atëherë kushtet janë më të rrepta dhe përgjegjësia dhe nderi vetvetiu janë më të mëdha. Ishte habi e këndshme në rrethet e ulemave të Medines që djaloshi dymbëdhjetëvjeçar nga Bosna dhe Hercegovina të fitojë ixhazen dhe të drejtën ti mësojë të tjerët dhe ta bartë zingjirin e transmetuesve më tej. Ky është rasti me moshën më të re edhe në rrethet e atyre vendeve, sepse bëhet fjalë për një djalosh me një aftësi të rrallë. Në atë rast u propozua edhe për programin special të përgatitur për hafiz të haditheve, të cilën Abdullahu e pranoi menjëherë.

Një sukses i këtillë i rrallë në rend të parë duhet atribuar talentit të dhuruar nga Allahu xhelle shanuhu, e pas kësaj përpjekjeve dhe punës së palodhshme si dhe frymëzimit nga rrethi në të cilin jeton. Muhaffiz – instruktor për hivz i hafizit të ri është hafizi i njohur i Sarajevës Fadil ef. Porqa, punonjës i Bashkësisë Islame, tani në pension. Instruktor në kiraet e ka babain Muhamed, i cili që para se ta kryejë medresenë u bë hafiz, ndërsa tani është duke doktoruar në shkencat kuranore. Gjyshja e tij është rahmetli hafiz Naxhija, e cila që në vajzëri e ka bërë hivzin . Hallën Emine poashtu e ka hafize, e cila poashtu që në shkollën fillore është bërë hafize. Vëllau Hamza dhe motra Zejneba poashtu e kanë mësuar Kur'anin përmendësh dhe tani po bëhen gati për provimin.

Hafiz Abdullahu është nxënësi më i mirë në shkollë, ndërsa pos që e flet gjuhën arabe si gjuhën amtare, tani është duke mësuar edhe gjuhën gjermane dhe angleze. Në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë janë duke u bërë përgatitjet për një solemnitet madhështor. I themi: Mashallah. Ndoshta në të ardhmen do të dëgjojmë ende këso lajmesh të bukura me të cilat do të gëzohemi, ndërsa hafizit të ri, Abdullahut i dëshirojmë përpjekje të parreshtura dhe sukese sa më të larta në të ardhmen.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Hafizi dymbëdhjetëvjeçar nga Sarajeva, profesor i Kur’anit!!! Left_bar_bleue0/0Hafizi dymbëdhjetëvjeçar nga Sarajeva, profesor i Kur’anit!!! Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi