Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hadithe te zhgjedhura nga Sahihul Buhari 1

Shko poshtë

Hadithe te zhgjedhura nga Sahihul Buhari 1 Empty Hadithe te zhgjedhura nga Sahihul Buhari 1

Mesazh nga Benjamin Fri Oct 24, 2008 10:07 am

TË PARFYMOSURIT PËR HIR TË NAMAZIT TË XHUMASË
880. -Unë dëshmojë për Ebu Seidin që dëshmon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Larja-gusli, ditën e xhumasë është vaxhib për çdo person të moshërritur, të lajë edhe dhëmbët edhe të parfymoset, nëse ka”. Amr b. Sulejmi thotë: “Unë dëshmoj se kjo larje është vaxhib, ndërsa a është e domosdoshme larja e dhëmbëve me misvak dhe parfymosja, më mirë e di All-llahu xh.sh., por kjo kështu është transmetuar në këtë hadith”.
PARFYMOSJA E FLOKËVE PËR NAMAZIN E XHUMASË
883. “Ai që lahet ditën e xhumasë, pastrohet sa është e mundëshme më mirë, parfymos flokët ose parfymoset me kozmetikë nga shtëpiarët e vet, dhe del në xhami më heret, në mënyrë që të mos i pengojë tjetrit në safa-rreshta, pastaj fal çka është e paraparë, mandej në heshtje dëgjon hutben e imamit, All-llahu do t’ia falë mëkatet e bëra ndërmjet këtyre dy xhumave.
PËR TË SHKUAR NË XHAMI VISHEN TESHAT MË TË MIRA
O pejgamber i All-llahut, sikur ta blejshe këtë uniformë dhe ta veshje ditën e xhuma edhe kur t’i pranosh delegacionet që të vijnë!
Pejgamberi i All-llahut iu përgjegj: “Këto tesha i veshë vetëm personi që nuk dëshiron të ketë shpërblim në ahiret”
Më vonë Pejgamberit të All-llahut i erdhën disa uniforma të tilla si dhuratë dhe njërën prej tyre ia dha Umer ibn Hattabit r.a.
-O Pejgamber i All-llahut, tha Umeri, më mbulove me këtë, por për teshat e Utaridit the çka pate me thënë? Pejgamberi i All-llahut iu përgjegj: “Nuk të mbulova me të që ti t’i veshësh”.
Pastaj Umer b. Hattabi r.a. me atë mbuloi vëllaun e vet prej nëne, politeist në Mekke.
PREJ NGA VIHET NË XHUMA DHE PËR KEND ËSHTË E DETYRUAR
All-llahu i lartmadhëruar thotë: “...kur të thirreni për namazin e ditës së xhumasë shpejtoni ta falni namazin!”.
Ata’u ka thënë: “Nëse je në vendbanim të shpeshtë, me shtëpi afër njëra tjetrës, dhe thirret ezani i xhumasë, e për detyrë të prezentosh në atë namaz me xhematë, e dëgjove apo nuk e dëgjove ezanin, njëlloj”.
Enesi r.a. banonte në oborrin e vet dhe herë e falte xhumanë herë nuk e falte. Oborri i tij gjendej në një kënd dy fersah larg Basrës (rreth 16 km).
KOHA E NAMAZIT TË XHUMASË ËSHTË KUR KALON ZENITIN
903. -Disa njerëz punonin punët e veta dhe kur shkonin në xhuma, shkonin me të njejtat tesha dhe në gjendje që kishin, andaj u thuhej: “Duhet të laheshit, pastroheshit!”
MËNYRA E SHKUARJES NË NAMAZIN E XHUMASË
908. -E kam dëgjuar Pejgamberin e All-llahut që thotë: Kur të thirret ikameti për namaz, mos vraponi, por ejani me ecje mesatare; çka arrini e falni, ajo që u ka kaluar plotësone vetë!”

NJË MUEZIN DITËN E XHUMA
913. Osman b. affan r.a. është ai që e shtoi të këndohet ezani i tretë ditën e xhuma, pasi që popullata e Medines u shumua, e Pejgamberi s.a.v.s. kishte vetëm një muezin dhe ezani, ditën e xhuma thirrej kur ulej imami, jezidi thotë -në minber.
KËNDIMI I HUTBES NË MINBER
Ebu Hazim b. Dinar i ka treguar që kanë ardhur disa njerëz te Sehl b. Sa’d Es-Saidi, për shkak se kishin dyshim në llojin e drurit të minberit (të Muhammedit a.s.) dhe e pyetën kurse ai u përgjegj: Pasha Zotin, unë shumë mirë e di prej çka ishte ai dru. Unë e kam parë ditën e parë kur është vendosur edhe ditën e parë kur aty është ulur Pejgamberi i All-llahut. Pejgamberi s.a.v.s.filan filanes, një grua, të cilën e emroi Sehli, i dha këtë porosi “Urdhëroje shërbëtorin tëndë, zdrukthtar, të ma mbaroj diçka prej druri ku do të ulesha kur të mbajë ligjëratë, hutbe!”. Ajo urdhëroi shërbëtorin dhe ai e bëri këtë nga druri i frashërit dhe e solli dhe ajo ia dorëzoi Pejgamberit s.a.v.s. e ky dha urdhër të vendosur këtu.
Më vonë e kam parë Pejgamberin e All-llahut duke u falur në të, këndonte dhe bënte ruku derisa ishte mbi të, e pastaj zbriste, duke shkuar prapa dhe bënte sexhde në atosin e minberit dhe prapë kthehej, hipte mbi të, por kur e kreu këtë, u kthye kah njerëzit dhe tha: “Burra, unë këtë e bëra vetëm për arsye që ju të më përcillni më lehtë dhe të mësoheni nga namazi im.
KUSH THA NË HUTBE “Emma ba’du”, E PASTAJ
923. Pejgamberit s.a.v.s. i kanë sjellë një pasuri (zeqat nga Bahrejni) apo ndonjë plaqkë lufte e ai e shpërndau në atë mënyrë që disa njerëzve u dha e disa të tjerëve nuk u dha.
Më vonë ka dëgjuar se ata të cilëve nuk u pat dhënë gjë e kritikuan dhe ky i falënderoi All-llahut dhe e madhëroi, e pastaj tha: “E tash, pasha Zotin, unë dikujt i dhash e dikujt nuk i dhash ndihmë. Atë të cilit nuk i kam dhënë e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë nga ajo ndihmë. Disa njerëzve u kam dhënë nga ajo pasuri ngase e dija mosdurimin dhe luhatshmërinë e zemrave të tyre. Tek disa njerëz jam mështetur në pasurinë dhe mirësinë që u ka dhuruar All-llahu zemrave të tyre”.
Amr b. Taglib thotë: “Pasha All-llahun, nuk e kam dashur pasurinë e kuqe sa desha fjalët e Pejgamberit të All-llahut. Më tepër dua fjalën e tij se sa pasurin që do të ma jepte”.
AI QË ERDHI DERISA IMAMI KËNDONTE HUTBEN DHE FALI DY REQATE
931. -Një ditë hyri në xhami një njeri, kurse Pejgamberi s.a.v.s. këndonte hutben dhe i tha: “A je falur?”
-Nuk jam falur -u përgjegj ky.
-Fali pra, dy reqate!- tha Alejhiselami.
LUTJA PËR SHI NË DITËN E XHUMASË
933. -Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. vendin e përfshiu thatësia, ishte moti shumë i thatë, dhe derisa Pejgamberi s.a.v.s. këndonte hutben në minber, një beduin u ngrit dhe i tha: “O Pejgamber i All-llahut, bagëtia shkuan posht, e familja vuan për bukë, lute All-llahun për ne!” Atëherë ai ngriti duart, por në qiell nuk shihej asnjë fije re. Po betohem në atë në durtë e të cilit është jeta ime, akoma pa i lëshuar durt poshtë, retë mbi ne u bënë sikur male. E shihja shiun si po binte në mjekër të tij, e ai akoma nuk kishte zbritur nga minberi. Atë ditë u lagëm aq shumë, por edhe të nesërmen, edhe të pasnesërmen e deri në xhumanë e ardhme, kur u ngrit po ai beduin ose një tjetër, thotë Enes b. Maliku, dhe tha: “O Pejgamber i All-llahut, u shembën shtëpitë dhe u përmbytën kafshët! lute All-llahun për ne”. Atëherë ai përsëri i ngriti duart dhe u lut: “O Zoti ynë, lësho shiun rreth nesh, e jo mbi ne!” Dhe kështu, gati se akoma pa bërë me dorë kah rrethina e retë u shkarkuan dhe Medina u duk si një fushgropë, kurse luginës Kanat ka rrjedhur uji një muaj ditë. Secili që vinte nga ajo luginë rrëfente për atë shi të madh.
HESHTJA DERISA DITËN E XHUMA IMAMI KËNDON HUTBEN
934. Nëse njeriu i thotë shokut të vet që e ka pranë “Hesht!” do të gabojë (e humb shpërblimin e xhumasë).
Nëse i thua shokut tëndë që e Kur'anore pranë, :hesht”, derisa imami këndon hutben ditën e xhuma, do të gabosh.
TË FALURIT PARA DHE PAS NAMAZIT TË XHUMASË
937. Pejgamberi s.a.v.s. falte para drekës dy edhe pas drekës dy reqate, dy reqate pas namazit të akshamit në dhomën e vet dhe dy reqate, pas (farzit) të jacisë. Pas namazit të xhumasë nuk falte asgjë derisa të kthehej në shtëpi, ku përsëri i falte dy reqate.
NAMAZI NË KOHË LUFTE
942. -E kam pyetur Zuhriun a e falte Pejgamberi s.a.v.s. namazin mendoj namazin në rrezik? -Më ka informuar Salimi, thotë Zuhriu, se Abdullah b. Umeri r.a. ka thënë: “kam qenë në luftë me Pejgamberin e All-llahut kah Nexhdi, zumë pozitat kundër armikut dhe u rreshtuam përballë tij. Pastaj Pejgamberi i All-llahut u ngrit të na falë dhe me te u ngrit një grup, kurse grupi tjetër rrinte në gatishmëri kundër armikut. Pejgamberi s.a.v.s. bëri ruqu dhe dy sexhde me ata që ishin ngritur të falen me te, dhe ata u kthyen në pozitat e grupit që nuk ishte duke u falur. Tash erdhën këta dhe hynë në namaz dhe Pejgamberi i All-llahut e kreu me ata një reqatë me dy sexhde dhe dha selam, e mandej secili prej tyre u ngrit dhe e fali edhe një reqatë me dy sexhde.
FALJA E NAMAZIT GJATË DOMINIMIT DHE BALLAFAQIMIT ME ARMIKUN
Evzai thotë: “Nëse është bërë përgatitja, në tërësi, për ta pushtuar, kurse luftëtarët nuk janë në gjendje të falin namazin, do të falen secili për vete me anë të mimikës. Por nëse uk kanë mindësi as me mimikë, këtë namaz do ta shtyejnë deri kur të mbarojë sulmi luftarak, ose derisa të sigurohen luftëtarët me ardhjen e përforcimit ushtarak. Atëherë do të falin dy reqate, po nëse nuk janë në gjendje ta bëjnë as këtë, do ta falin vetëm një reqat me dy sexhde. E nëse nuk kanë mndësi as për këtë, do ta shtyjnë derisa të sigurohen, ngase vetëm marrja e tekbirit nuk mjafton”.
këtë e thënë edhe Mekhul.
Enesi thotë: “Kam marrë pjesë në pushtimin e fortifikatës Tuster (në Huzistan), në agim. Lufta ishte ndezur në kulminacion dhe luftëtarët nuk ishin në gjendje të falin namazin e sabahut, prandaj e kemi falur sabahun tek pasi është zdritur krejtësisht. E kemi falur derisa ishim me Ebu Musanë, kurse fortifikata atëherë ishte pushtuar”. Enesi ka deklaruar edhe këtë: “Këtë namaz nuk e jap as për tërë botën dhe gjithçka në të”.
FESTA E BAJRAMEVE
PËRDORIMI I SHIGJETAVE DHE MBUROJAVE TË LËKURËS PËR BAJRAM
949. Hyri Pejgamberi i All-llahut te unë, e në dhomën time ishin dy shërbëtore që këndonin Buath, Ai u shtri në dyshek dhe ua ktheu shpinën. Në atë moment hyri Ebu Bekri, më përzuni dhe tha: “A kavalli i dreqit tek Pejgamberi i Allahut?” Atëherë atij iu kthye Pejgamberi i All-llahut dhe i tha: “Leri le të këndojnë” kur Ebu bekri ktheu shpinën, unë ua bëra me shenjë dhe ato dolën.
950. Ajo ditë ishte ditë Bajrami kur Sudanezët luajnë me shigjeta e mburoja. E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. apo më tha ai vet: “A dëshiron t’i shikosh?”
-po iu përgjegja.
Ai më vuri pas vetes, ashtu që fytyra ime ishte drejt fytyrës së tij, dhe tha: “Vazhdoni o Erfidij”.
Kur fillova të mërzitem ai më pyeti: “A është mjaft?”
Po, u përgjegja unë. Hajde, pra ec!
SHKUARJA NË NAMAZIN E BAJRAMIT NË KËMBË DHE KALUAR PËR FALJEN E NAMAZIT PARA HUTBES, PA EZAN DHE PA IKAMET
957. Pejgamberi s.a.v.s. së pari falte namazin e bajramit, edhe të kurbanit edhe të Ramazanit, e pastaj e këndonte hutben, pas namazit.
961. E kam dëgjuar ibn Xhurejxhin duke thënë: Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit dhe së pari filloi të falë namazin (e bajramit), e mandej këndon hutben. pasi që e kreu Pejgamberi s.a.v.s. hutben, kaloi te gratë dhe duke u mbështetur në krah të bilalit u mbajti një ligjëratë, kurse bilali shtroi xhyben ku ato hidhnin sadaka”.
I kam thënë Ata’ut (thotë Xhurejxhi): “A konsideron se edhe tani është detyrë e imamit që pas kryerjes së hutbes të shkojë e t’u mbajë ligjërat grave?” “Kjo është pa dyshim, edhe tash detyrë e tyre-u përgjegj Ata’u-por fatëkeqësisht që këtë nuk e bëjnë!”

TEKBIRET NË DITËN E MINNES DHE NË MËNGJEZIN E ARAFATIT
Umeri r.a. këndonte tekbir në shatorin e vet kurse njerëzit tjerë në xhami, duke dëgjuar këtë, këndonin edhe ata, madje edhe burrat nëpër vendet e tyre të punës, këndonin aq shumë tekbir sa Minna ushtonte nga telbiret.
Ibn Umeri këndonte tekbir edhe në Minne, në këto ditë, edhe pas kryerjes së namazit, në dyshek dhe në shator, edhe në ndejë, madje edhe rrugës kah ecte në ditën e haxhit. Mejmun këndonte tekbir ditën e parë të Bajramit të kurbanit, por edhe gratë tjera këndonin tekbir pas Eban b. Uthmanin dhe me Umer b. Abdu-l-Azizin gjatë netëve të bajramit të kurbanit, në xhami bashkë me burrat.
NËSE DIKUJT I KALON NAMAZI I BAJRAMIT, DO TË FALË DY REQATE: KËSHTU DO TË VEPROJË EDHE GRUAJA EDHE ANËTARËT TJERË TË FAMILJES QË JANË NË FSHATRA
988. Aisheja rrëfen e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. që më mbulonte, fshehurazi, derisa po shikoja Etiopianët në xhami duke luajtur 9me armë). Umeri u ndaloi, porse Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Lëri! Mos kini dert o Erfidi!”
LUTJA PËR SHI
LUTJA E PEJGAMBERIT S.A.V.S.
1007. Kemi qenë te Abdullahu (b. Mesudi) dhe ai tha: “Kur hetonte Pejgamberi s.a.v.s. se njerëzit largohen nga feja islame, thoshte: o Zot, dënoi ata me shtatë vjet, sikurse ata shtatë vjetët e Jusufit!”
Ata i godiste viti i thatësisë kur u tha tërësisht ashtu që patën ngrënë lëkura, xhenaze dhe coftina. Nëse dikush shikonte kah qielli, nga uria, shihte vetëm pluhur e tym. Atëherë i erdhi Ebu Sufjani dhe i tha: “O Muhammed, ti po urdhëron, kërkon dëgjueshmëri ndaj All-llahut dhe lidhje familjare ndër veti, kurse populli yt po shkatërrohet, lute All-llahun për këta!”
Muhammedi a.s. u përgjegj se All-llahu i Lartmadhërishëm ka thënë: “Prite ditën kur qielli do të jetë përplotë tymë!” ...dhe citoi deri... ju me siguri do të ktheheni prapë; por atë ditë kur do t’i rrëmbejmë me tërë forcën, njëmend do t’u hakmerremi” (Kur’an, 44:10, 16).
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Hadithe te zhgjedhura nga Sahihul Buhari 1 Left_bar_bleue0/0Hadithe te zhgjedhura nga Sahihul Buhari 1 Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi