Londra e brengosur me veprimet e Beogradit
Faqja 1 e 1
Londra e brengosur me veprimet e Beogradit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Stephen Wordsworth ka deklaruar se Londra është e brengosur me veprimin e Beogradit, që nga ky vend të dëbojë ambasadorët e dy shteteve fqinje - që kanë njohur Kosovën.
Wordworth për mediat serbe ka vlerësuar se, "ky është një zhvillim fatkeq i ngjarjeve, sidomos për shkak se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kusht për integrimet evropiane nëpërmjet procesit të stabilizim-asociimit".
I pyetur nëse Beogradi ka rrezikuar integrimet evropiane, ambasadori britanik ka thënë se, "përkeqësimi i marrëdhënieve me fqinjët është sinjal i keq", mirëpo ka shtuar se "nuk dëshiron të nxjerrë konkluza".
Ditë më parë, Serbia ka dëburar ambasadorët e Malit të Zi dhe Maqedonisë nga Beogradi, pasi këto dy shtete kishin njohur pavarësinë e Kosovës.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi