“Fazllic”, Ministria e Brendshme “kercenon” Prokurorine
Faqja 1 e 1
“Fazllic”, Ministria e Brendshme “kercenon” Prokurorine
Ceshtja Damir Fazllic dhe vizita e tij te merkuren ne Tirane ka perplasur fort Prokurorine e Pergjithshme dhe Ministrine e Brendshme.
Kjo ministri do te kerkoje ndjekje penale per prokuroret qe kane tentuar te marrin ne pyetje boshnjakun duke e kthyer dabatin ne distance tashme ne nje beteje te vertete ligjore mes ketyre dy institucioneve.
"Ministria ka nisur nje hetim te plote per te vendosur para pergjegjesise ata qe mendojne se mund te ndalojne pa problem qytetaret e huaj ne vend", eshte shprehur zedhenesi i ministrise, Fatmir Konja, sipas te cilit, me kete kerkese, prokuroria ka shkelur Kodin e Procedures Penale dhe ligjin per te huajt.
Sipas ministrise, shkak per kete vendim ka qene telefonata e prokuroreve per shefin e Komisariatit te Rinasit. "Per shkeljen e e Kushtetutes dhe per shkelje te Kodit te Procedures Penale, 2 prokurore, njeri i te Prokurorise se Pergjithshme dhe tjetri zv/ kryeprokurori i Tiranes, kane telefonuar shefin e Komisariatit te Rinasit dhe drejtorin e Drejtorise Kufitare te Qarkut te Tiranes duke kerkuar ndalimin e Fazllic kur ai ishte ngritur ne udhetim", shton zedhenesi i ministrise.
Pas kritikave te kryeministrit per nje sere ceshtjesh dhe perplasjeve me Ministrine e Drejtesise, tashme mazhoranca ka hapur nje tjeter front me prokuroren e pergjithshme. Deklarata vjen nje dite pas incidentit te rende ne Prokurorine e Pergjithshme, ku te premten ne mbremje dy inspektore te Ministrise se Drejtesise kerkuan te marrin me force dosjen "Fazllic".
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi