Hyseni mirëprit vendimin e GJND-së
Faqja 1 e 1
Hyseni mirëprit vendimin e GJND-së
Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Kosova të jetë palë e barabartë.
Ai ka shprehur besimin në drejtësinë e kësaj gjykate dhe ka thënë se Kosova do të paraqesë komentet e saj me shkrim në përputhje me urdhrin e kësaj gjykate.
Ministri Hyseni nuk dha hollësi për argumentet me të cilët Kosova do të mbrojë të drejtën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë ka vendosur të martën t'i ftojë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për të dhënë argumentet e tyre për shpalljen e pavarësisë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi