Rexhep Ismajli, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shkencës
Faqja 1 e 1
Rexhep Ismajli, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shkencës
Në mbledhjen konstitutive të Këshillit Kombëtar të Shkencës - anëtarët e të cilit janë emëruar nga Kuvendi i Kosovës në bazë të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore – kryetar është zgjedhur akademik Rexhep Ismajli.
Krahas kryetarit, në mbledhjen e Këshillit, të mbajtur të mërkurën, sekretar është zgjedhur prof.dr. Dukagjin Pupovci, ndërsa në Komisionin Ekzekutiv të Këshillit u zgjodhën: prof.dr. Suzana Kërliu, prof.dr. Jahja Drançolli, prof.dr. Jusuf Krasniqi, prof.dr. Fetah Podvorica dhe prof.dr. Nexhmi Rexha.
Detyrë themelore e këtij Këshilli 15 anëtarësh është të përkujdeset për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore shkencore në Kosovë duke hartuar Programin Kombëtar të Shkencës, si dhe duke propozuar dhe nxitur ndërmarrjen e masave të tjera për avancimin e veprimtarisë kërkimore shkencore.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, konfirmoi mbështetjen në çdo aspekt të punës së këtij Këshilli.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi