Fried: SHBA-të marrin pjesë në misionin EULEX
Faqja 1 e 1
Fried: SHBA-të marrin pjesë në misionin EULEX
Daniel Fried, tha se pjesëmarrja në misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë është hera e parë që amerikanët të marrin pjesë në një mision evropian dhe theksoi përmirësimin në marrëdhëniet SHBA – BE.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Fried tha se, Washingtoni do t'i dërgoj 88 oficerë policie, gjyqtarë dhe prokurorë në misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.
Sipas zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të shtetit, marrëveshja e Shteteve të Bashkuara me BE-në për këtë çështje tregon se raportet trans-atlantike kanë prodhuar rezultate konkrete.
Siç raporton agjencia AP nga Brukseli, Daniel Fried ka thënë se administrata e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, që do të zgjidhet në fillim të nëntorit, do të vazhdoj që Evropën ta ketë në fokus të politikës së saj të jashtme.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi