Mal i Zi, opozita kerkon referendum per Kosoven
Faqja 1 e 1
Mal i Zi, opozita kerkon referendum per Kosoven
Opozita malazeze sot i kërkoi Parlamentit të vendit që në procedurë të shpejtuar të debatojë për referendumin kundër njohjes së Kosovës.
Opozita malazeze e udhëhequr kryesisht nga partitë e komunitetit serb në Mal të Zi kërkoi që referendumi për deklarimin e qytetarëve kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës të mbahet më 14 dhjetor.
Nisma është nënshkruar nga Lista Serbe e deputetëve, Lëvizja për Ndryshime, Partia Socialiste Popullore, Partia Popullore dhe Partia Demokratike Serbe. Kërkesa e opozitës disa ditë më parë është hedhur poshtë nga kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Mali i Zi është një nga vendet e rajonit që disa ditë më parë së bashku me Maqedonine njohen pavaresine e Kosoves.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi