Surroi: Kosova nuk po funksionon si shtet
Faqja 1 e 1
Surroi: Kosova nuk po funksionon si shtet
Publicisti Veton Surroi ka thënë se Kosova nuk është shtet funksional dhe pushteti që aktualisht ka Kosova nuk buron nga Kushtetuta e saj.
Dokumenti që më së paku zbatohet në Kosovë, sipas Surroit, është Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Këto komente Surroi i bëri në një debat me temën "Nga njohja deri të krijimi i shtetit – Si më tej në Kosovë?, organizuar nga Iniciativa Evropiane e Kosovës dhe nga Fondacioni "Henrich Boll".
Sipas tij, e vetmja pjesë që institucionet e vendit janë treguar të vëmendshme është kontrollimi i parasë publike. Ai ka thënë se në Kosovë ka përzierje pushtetesh në mes të UNMIK-ut, strukturave paralele serbe, EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës. Dhe kjo përzierje pushtetesh, sipas tij, sjell deri tek një paqartësi se kujt duhet t'i përgjigjen këto institucione që aktualisht veprojnë në Kosovë.
Përfaqësuesi i Zyrë Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffie, tha se synimi i BE-së është stabiliteti i Ballkanit, në mënyrë që të ketë një afrim më të madh të këtij rajoni drejt Bashkimit Evropian.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi