Së shpejti Kosova i hap ambasadat edhe në Podgoricë dhe Shkup
Faqja 1 e 1
Së shpejti Kosova i hap ambasadat edhe në Podgoricë dhe Shkup
Ndër vendet e para që do të hapen ambasadat do të jenë dy shtetet fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu dhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, kanë deklaruar se nuk duhet pritur Beogradin për vendosjen e EULEX-it në veriun e Kosovës. "Beogradi asnjëherë nuk mund të vendosë për Kosovën ose për vendosjen e EULEX-it, i cili patjetër shumë shpejt duhet të shtrihet në tërë territorin e vendit", ka thënë presidenti Sejdiu, pas takimit me zëvendësministren e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Elisaberth Walaas e cila po qëndron në Kosovë për hapjen zyrtare të ambasadës norvegjeze në Prishtinë. Sejdiu, gjithashtu, ka paralajmëruar për hapjen e ambasadave tjera në vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se ndër vendet e para që do të hapen ambasadat do të jenë dy shtetet fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilat ditë më parë e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi