Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë

Shko poshtë

Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë Empty Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë

Mesazh nga Admin Wed Oct 22, 2008 2:30 pm

Sejdiu: Kemi një bërthamë të mirë të diplomacisë 6663
Kosova do të shtrijë rrjetin e vet diplomatik brenda mundësive të saj, ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu.

Pas dërgimit të diplomatëve të parë të Kosovës në Turqi, Shqipëri e Austri, do të pasojnë edhe misionet diplomatike në vendet tjera, ka thënë presidenti kosovar.

Pasi që Kosova nuk e ka zgjidhur ende çështjen e hapjes së ambasadave, të ngarkuarit me punën e ambasadorëve, fillimisht do të punojnë nëpër objekte me qira dhe me staf të kufizuar. Sidoqoftë, presidenti Sejdiu tha se shtrirja e diplomacisë kosovare ka një rëndësi të madhe në këtë fazë kur Kosova si shtet i ri merr ofertat e vendeve tjera për ndërtimin e raporteve diplomatike.

"Mund të them se janë hapa vërtet të rëndësishëm që janë bërë krahas pjesës objektive të vështirësive që ne kemi. Është një strukturë – bërthamë e diplomacisë së Kosovës dhe e prezantimit të vendit në vende të rëndësishme, dhe mendojmë se do të vazhdojmë me shtrirjen misioneve diplomatike për aq sa do të kemi mundësi".

"Kemi një rrjet modest, fillimisht për nevojat parësore të Kosovës..., them po ashtu se janë njerëz që do të prezantojnë në mënyrë të mirë vendin dhe kanë bërë një kohë edhe përgatitje të mira që janë të domosdoshme për punën e tyre", tha Sejdiu.

Këto komente, Sejdiu i bëri pas nja takimi që zhvilloi me zëvendësministren e Jashtme të Norvegjisë, Elisabeth Waalas, e cila konfirmoi se Norvegjia nesër do të hapë ambasadën e vet në Prishtinë.

Në këtë aspekt, presidenti Fatmir Sejdiu tha se pas Washingtonit, Brukselit, Londrës e qendrave tjera të rëndësishme botërore, hapi tjetër i Kosovës do të jetë hapja e ambasadave në vendet fqinje, por edhe në Skandinavi.

Duke u ndërlidhur me aspekte të zhvillimeve të brendshme politike, presidenti Sejdiu u shpreh i bindur se në Kosovë nuk do të ketë vakum dhe paqartësi në lidhje me misionet ndërkombëtare.

Ai tha se pret një koordinim ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe BE-së që tranzicioni të përfundojë sa më shpejt dhe EULEX-i të startojë me punën. Ndërkaq, u shpreh i vendosur se Beogradi nuk do të pyetet në lidhje me vendosjen e misionit të EULEX-it, rrjedhimisht edhe të pushtetit legal vendor në gjithë territorin e Kosovës.
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 30
Registration date : 10/10/2008

http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi