Emiratet paralajmërojn njohje nga OKI dhe vendet arabe
Faqja 1 e 1
Emiratet paralajmërojn njohje nga OKI dhe vendet arabe
Ambasadori i EBA në OKB: "Vendet arabe dhe vendet e konferencës islamike do ta njohin së shpejti Kosovën e pavarur".
Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ahmad al-Gjarman, në një intervistë për RTV 21, shpreh bindjen se vendet arabe dhe vendet e konferencës islamike do ta njohin së shpejti Kosovën e pavarur.
Në vijim lexoni intervistën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ahma dal-Gjarman, dhënë për RTV21.
RTV21: A mund të ndihmojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera islamike?
Amb. Ahmad Al-Gjarman: Mendoj se secili shtet ka pikëpamjet e veta, sovranitetin e vet dhe identitetin e vet, kështu që nuk mund t'i detyrosh për asgjë. Por, mendoj se njohja nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndoshta mund t'i inkurajojë vendet tjera, si ato arabe ashtu dhe ato islamike, që në të ardhmen ta njohin pavarësinë e Kosovës edhe ato dhe shpresojmë të ndodhë një gjë e tillë.
RTV21: A pritet të vendosen së shpejti marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe?
Amb.Ahmad Al-Gjarman: Hapi i parë ishte njohja. Njohja do thotë dialog politik midis dy vendeve. Pastaj vjen hapja e konsullatave apo ambasadave, këtu apo atje. Kjo kërkon pak kohë dhe organizim. Por, gjërat janë në proces dhe mendoj se të gjitha do të arrihen në të ardhmen.
RTV21: Z. ambasador, Kosova doli nga lufta mjaft e shkatërruar. Papunësia është shumë e lartë, zhvillimi ekonomik është i mgadalshëm dhe shkalla e varfërisë mjaft e lartë. A mund të pritet që Emiratet e Bashkuara të ofrojnë ndihmë ekonomike? Kur them ndihmë e kam fjalën për ndonjë investim, gjë që do të ishte me interes për të dyja palët.
Amb.Ahmad Al-Gjarman: Po, sa i përket ndihmave, Emiratet e Bashkuara janë ndër donatorët më të mëdhenj sa i përket ndihmave humanitare. Ne kemi ndihmuar shumë vende të botës, në Afrikë, në Azi... Pra, emiratet kanë një rol të rëndësishëm në asistencën humanitare, kudo në botë. Mendoj se edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij programi, në të ardhmen. Ndërkaq, sa i përket ndihmës apo mbështetjes në investime, pse jo? Mendoj se të gjithë zyrtarët e Kosovës mund t'i paraqesin nevojat e tyre dhe të marrin pjesë në panaire të ndryshme që organizohen në Emiratet e Bashkuara, si në sektorin privat ashtu edhe në atë qeveritar. Besoj se do të ketë mirëkuptim midis dy palëve.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi