Qeveria dhe opozita kundër propozimit të Hardinajt
Faqja 1 e 1
Qeveria dhe opozita kundër propozimit të Hardinajt
Si Thaçi edhe AKR-ja dhe LDD-ja nuk mbështesin Haradinajn për ndarje të parave për serbët e Kosovës.
"Qesharake dhe e pamenduar mirë", është vlerësuar ideja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës, të bëjë ndarje parash secilës familje serbe që ta kapërcejë dimrin. Kryeministri Thaçi, thotë se Haradinaj ka propozuar që të ndajë nga 5 mijë euro për secilin serbë për këtë dimër. Ndërsa zyrtarë të AAK-së thonë se bëhet fjalë për nga 2 mijë euro për familje. Megjithkëtë shefi i qeverisë, thotë se ideja e Haradinajt nuk mund të realizohet. Në krah të kryeministrit Thaçi janë rreshtuar edhe dy partitë opozitare: AKR-ja dhe LDD-ja. Edhe pse konsiderojnë se qeveria nuk ka një plan për ta zgjidhur problemin e veriut, një integrim serbësh, duke e blerë me para vullnetin e tyre, siç propozon Ramush Haradinaj, sipas tyre i konribuon më shumë ndarjes. Për sebët e Kosovës, të cilët nuk njohin pavarësisnë, e as institucionet e vendit ku jetojnë, nuk kryejn asnjë obligim ndaj shtetit. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pak kohë me parë kishte propozuar se duhet t'u jepeshin para në dorë nga 2 mijë euro si përpjekje për integrim në shoqërinë kosovare.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi