Maqedonia ta ekstradojë në Serbi një ish-ushtar të UÇK
Faqja 1 e 1
Maqedonia ta ekstradojë në Serbi një ish-ushtar të UÇK
Maqedonia pritet ta ekstradojë në Serbi ish-ushtarin e UÇK-ës nga Rahoveci, Mahmut Ukshini.
Maqedonia pritet ta ekstradojë në Serbi, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Rahoveci, Mahmut Ukshini, i cili u ndalua para disa ditësh në pikën kufitare të Bllacës. Sipas mediave të Maqedonisë, Ukshini kërkohet nga autoritetet serbe nëpërmjet një fletarrestimi të lëshuar nga Interpoli për shkak të krimeve kundër banorëve civilë. Ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit për ekstradim prej 40 ditësh nga Gjykata e Parë Themelore e Shkupit dhe së shpejti pritet t'i dorëzohet autoriteteve serbe. Mungesa e përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Maqedoni do të vështirësojë evitimin e ekstradimit të këtij shtetasi të Kosovës në Serbi. /kohavision/
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi