Konfirmohet prania e akullit në Mars
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Konfirmohet prania e akullit në Mars
Kërkimi vazhdon për prova të përbërësve organikë në planetin Mars. Sipas shkencëtarëve në Agjensinë Amerikane të Hapsirës, sonda e Nasës Feniks, ka konfirmuar praninë e ujit të ngrirë pranë sipërfaqes së planetit. Ata presin dhe më tepër zbulime në këtë fushë, ndërsa krahu robotik i sondës së hapësirës po siguron kampione të tjera nga sipërfaqja e planetit.
Sonda-robot e Nasës, Feniks, nisi të gërmojë në sipërfaqen e planetit Mars me krahun e saj robotik, muajin e kaluar. Pamjet e para të një hendeku të vogël, 1cm nën nivelin e sipërfaqes, treguan që shkencëtarët gjetën atë çka po kërkonin: akull të krijuar nga uji.
Këto pamje tregojnë disa kube të vegjël të bardhë, në qoshen e pamjes. Katër ditë më vonë, ato nuk ishin më. Shkencëtarët mendojnë se akulli avulloi pasi u ekspozua në ajrin marsian.
“ Ne e gjetëm provën që donim të gjenim për të treguar se ky material i shndritshëm, është akull i krijuar nga uji , dhe jo ndonjë substanë tjetër”.
Roger Launius është një historian i hapsirës në Muzeun Kombëtar të Hapsirës në Washington DC.
“Është jashtëzakonisht domethënëse, sepse uji, kryesisht në trajtë të lëngshme, por uji në përgjithësi është elementi bazë që në lidhje me karbonin, krijon jetën. Kështu që, uji i pranishëm atje dhe ndoshta i pranishëm në sasi të mëdha, mund të nënkuptojë se ka pasur zhvillim jete në Mars”.
Shkencëtarët shpresojnë që të marrin dheun dhe akullin në kuti laboratorike në sondë, për analiza. Kështu mund të përmirësohet dhe më tej informacioni për historinë klimaterike të planetit të kuq dhe provat e mundshme për ekzistencën e elementëve organikë.
Chris McKAy është shkencëtar i Nasas:
“Nëse do të mundeshim të tregonim fillimin e jetës dy herë në të njëjtin sistem diellor, atëherë kjo mund të na tregojë ne, në mënyrë përfundimtare se jeta është një gjë e zakonshme në univers”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi