Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A rikthehet shpirti, pas vdekjes, trupit tjetër !

Shko poshtë

A rikthehet shpirti, pas vdekjes, trupit tjetër ! Empty A rikthehet shpirti, pas vdekjes, trupit tjetër !

Mesazh nga H-king Wed Oct 22, 2008 7:53 am

Melodinë e vetë të parë amerikani gjenial, Zhermin Gardiner, nga Baltimori, e ka interpretuar në piano kur i kishte vetëm 13 muaj! Pas një viti ekzekutonte Bethovenin, ndërsa, posa i ka mbushur tri vjet, kompozon kompozimin e vetë të parë! A është ky vetëm talent i rrallë, apo diç më tepër?!!


Nëse e konsultojmë fjalorin terminologjik, do të vërejmë se, me gjeni nënkuptojmë "shkallën më të lartë të prirjes së individit në formë talenti për një lëmi të caktuar", ndërsa, në anën tjetër, me talent nënkuptojmë: "aftësinë e jashtëzakonshme të lindur të dikujt për një veprimtari të caktuar". Duket s çdo gjë është e qartë, por... jo edhe aq?!!!
Disa interpretues spiritist shkojnë më larg dhe këtë e lidhin me një fenomen edhe më të thellë... me mundësinë e transformimit të shpirtit të dikujt pas vdekjes te trupi tjetër.
Procesi i transformimit të shpirtit, nga një trup në tjetrin, quhet REINKARNIM.
Sa është e mundshme një gjë e tillë?
Të shkojmë me radhë:
Reinkarnimin si proces, e kanë njohur dhe besuar shumë popuj që nga civilizimet e lashta, e deri në Lindje, ku budizmi si religjion më i përhapur, procesin e transformimit të shpirtit nga një jetë në tjetrën, e ka si princip bazë, mbi të cilin ndërtohet. Okultizmi si urtësi e fshehtë e civilizimit të lashtë njerëzor, njeriun si qenie e shpjegon me konstruksion shtatëfishor. Niveli më i ulët i këtij konstruksioni është niveli fizik (si trup). Tri nivelet e para, sipas kësaj urtësie të lashtë, e ndërtojnë personalitetin tonë dhe ato zhduken me vdekjen fizike, kurse katër nivele tjera në vazhdim, e ndërtojnë individualitetin dhe ato ekzistojnë në sferat më të larta hyjnore. Nëse qenësia e njeriut si shtatëfishësi gjatë jetës në realitetin objektiv ka arritur pastërtinë shpirtërore, ai pas vdekjes, si individualitet, ekziston dhe vazhdon të jetojë në përhershmërinë hyjnore. Nëse jo, atëherë shpirti transformohet në jetën tjetër, duke vazhduar sërish të ekzistojë si tërësi e re shtatëfishore. Kështu, ky proces gjithnjë përsëritet në vazhdimësi, derisa të arrihet pastërtia e duhur shpirtërore. Më në fund, pasi të arrihet ky fisnikërim, shpirti i kthehet krijuesit të vet - ZOTIT.
Në anën tjetër, dy religjione tjera më të përhapura në botë, Islamizmi dhe krishterimi, nuk e predikojnë reinkarnimin e shpirtit, por për veprat e bëra gjatë ekzistimit në realitetin objektiv-fizik, e njohin ditën e gjykimit dhe dënimit meritor, me qëndrimin në Ferr, për veprat e bëra të liga gjatë jetës, ose në Parajsë, për vepra të mira.
Neve të edukuar, brez pas brezi me dominimin e njërës prej këtyre dy religjioneve, vërtetë do të jetë e vështirë që me bindje të plotë ta pranojmë reinkarnimin, por, kohën e fundit, reinkarnimi si fenomen mistik, me të madhe e sfidon edhe shkencën bashkëkohore, posaçërisht, pas njohjes zyrtare dhe aplikimit të hipnozës eksperimentale nëpër qendra të ndryshme kërkimore-shkencore të botës. Nga këto hulumtime, edhe pse jashtë kureshtjes së opinionit të gjerë, dalin në dritë shumë raporte fascinuese të hulumtuesve të ndryshëm me hipnozë, ku mediumi i caktuar, përmes sugjestioneve sillet në fëmijërinë e hershme. Me të marrë urdhëresën se është në moshën pesë vjeçare, ai fillon të eksponojë sjellje infantile që e karakterizojnë atë moshë. Me këso eksperimentesh, disa hulumtues kanë shkuar edhe më larg, sa që, gjatë transit hipnotik, mediumin e kanë transferuar deri në kohën para lindjes. Nga shumë raste të evidentuara, disa mediume, kanë filluar të flasin me ndonjë gjuhë tjetër dhe të tregojnë për ekzistencën e tyre në një hapësirë dhe kohë shumë më të hershme.

Si duket, jeta nuk përfundon me vdekje?!

Dymbëdhjetëvjeçarja Jelena Markard, nga Berlini pas një traume të rëndë, ka filluar të flasë rrjedhshëm në gjuhën italiane, të cilën gjuhë, më parë, nuk ka pasur mundësi ta njohë. Vajza pandërprerë deklaronte se emri i saj është Rozeta Kasteljani, se ka lindur në Itali në vitin 1887 dhe vdekur më 1917. Hulumtuesit, lehtë e verifikojnë deklaratat e Jelenës dhe drejtohen menjeherë në adresën e duhur.
Derën e hyrjes së kësaj familje e hap një grua e moshuar, të cilën Jelena (Rozeta), e identifikon kështu: "Ja bija iem Franse!".
Dhe, vërtet, Fransea ishte e bija e Rozetës që kishte vdekur më vitin 1917.
Raste të këtilla të evidentuara nga hulumtuesit e ndryshëm ka mjaft. Shumica prej nesh së paku një herë në jetë e kemi përjetuar fenomenin e njohur në psikologji "DEZHAVU", kur me ndonjë person, me të cilin takohemi për herë të parë në jetë, na duket se veç jemi njohur më parë, ose kur kemi qenë në ndonjë qytet apo situatë të caktuar dhe atë e përjetojmë sikur na ka ngjarë edhe më herët.
Parapsikologjia dhe hulumtuesja e fenomeneve paranormale nga Rusia, Varvara Ivanova, në laboratorin e Shoqatës shkencore të kërkimeve radioelektronike të Rusisë, me një grup shkencëtarësh të mirëfilltë, intensivisht ka zhvilluar eksperimente rreth mundësisë së dëshmimit shkencor të bartjes së shpirtit pas vdekjes, nga një person i vdekur në tjetrin. Pas hulumtimeve shumëvjeçare në këtë fushë, ajo publikisht ka deklaruar se i beson reinkarnimit dhe gjatë hulumtimeve të saja të bëra, ka arritur në rezultate të lakmueshme në këtë drejtim. Si metodë kërkimore, Ivanova, më së shumti ka përdorur regresionin e transit të shkaktuar hipnotik përmes metodës së hipnozës. Në një prononcim të saj bërë para mediave, ajo haptas dhe tejet guximshëm ishte shprehur:
- "Për botën dhe realitetin tonë objektiv ne dimë shumë pak. Që tani mund të deklaroj me plotë përgjegjësi se pas vdekjes fizike të trupit, jeta jon nuk zhduket në tërësi. Ata, të cikët frikohen ta përdorin termin shpirt, ju sugjeroj le ta përvetësojnë nocionin tim origjinal për këtë definim: "kompleksi individual energoinformativ". Esenca nuk është në terminologji, por në thelbin e saj se jeta nuk fillon me lindje dhe as që mbaron me vdekje. Në realitet, kemi të bëjmë me një varg reinkarnime - të ndërrrimit të mbështjellësit tonë fizik, i cili në vete ruan diçka që nuk mund të shkatërrohet - e kjo diçka është fillimi i përhershëm!".
Njohja dhe pranimi i ekzistimit të reinkarnimit - vazhdon Ivanova - do të kishte dhe rëndësinë e hapjes së mundësive të shërimit të mjaft sëmundjeve, veçanërisht që kanë prejardhje psikike. Si shembull për këtë, ajo tregon rastin, se si me këtë metodë, për qëllime eksperimentale, ka arritur deri te shërimi i një pacienti me fobi (frikë):
- "Një inxhinier dyzet e pesë vjeçar, gjithnjë, kur hetonte se rrugës pas tij vinin dy apo tre persona të panjohur, ai ndjente dhembje të papëshkrueshme të shpinës. Analizat e bëra laboratorike-medicinale dëshmonin se praktikisht ai nuk vuante nga asnjë sëmundje. Me përdorimin e metodës së regresionit përmes hipnozës, këtë person e ktheva në kohën para lindjes dhe zbulova se ai në jetën e përparshme ishte vrarë me revole pas shpine nga personat e panjohur. Kur e njoftova për këtë realitet, ai u bind dhe nga ky moment, kurrë më nuk kishte dhembje. Ishte i shëruar tërësisht!".
Sigurisht që ne, vetëm me një artikull të këtij lloji, nuk mundemi ta bindim asnjë skeptik se jeta jonë pas vdekjes vazhdon të ekzistojë në ndonjë mbështjellëse tjetër fizike. Por, nëse u besojmë të dhënave statistikore të gjendje kolektive shpirtërore të popujve që, sipas bindjeve religjioze, reinkarnimin e konsiderojnë si proces të pashmangshëm të shpirtit, atëherë tregohet se këta janë më pak agresiv, shpirtërisht më të qetë, më të moralshëm dhe shumë pak vuajnë nga sëmundjet psikike. Ata e kanë përballuar në vete frikën nga vdekja dhe kjo i bën që të jenë edhe më të suksesshëm në jetë.

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 29
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi