Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të shkëpusni pajisjet USB nëse Windows-i lajmëron për pasiguri

Shko poshtë

Si të shkëpusni pajisjet USB nëse Windows-i lajmëron për pasiguri Empty Si të shkëpusni pajisjet USB nëse Windows-i lajmëron për pasiguri

Mesazh nga Haris Tue Oct 21, 2008 8:49 am

Si të shkëpusni pajisjet USB nëse Windows-i lajmëron për pasiguri 30xeis5
Në vend që të shpjegojë se përse nuk mund të shkëputet pajisja, Windows-i thjesht të rekomandon, nëpërmjet një dritareje paralajmëruese, që të presësh dhe të provosh sërish, dhe ka raste që kjo funksionon. Por ndërsa prisni, kontrolloni menynë e detyrave (taksbar, menyja përkrah butonit Start) dhe shiritin e ores, për aplikacione që mund të kenë hapur skedarë nga pajisja USB. Mbyllini të gjithë këta programe, si dhe çdo aplikacion që po ekzekuton skedarë të USB-së, edhe nëse vetë skedarët i keni mbyllur.

Ende asgjë? Provoni me menaxherin e detyrave:

1. Shtypni në tastierë Ctrl + Alt + Delete. Në Vista, pasi ta keni bërë këtë, klikoni Start Task Manager.

2. Klikoni te tabi Processes.

3. Ekzaminoni listën e proceseve dhe kërkoni gjithçka që mund të ketë lidhje me pajisjen, për shembull, ndonjë proces që ka emër të ngjashëm me skedarët e ruajtur në USB.

4. Nëse gjeni procese të tillë, përzgjidhini dhe klikoni butonin End Process (Përfundo Procesin), dhe konfirmoni vendimin në dritaren pasuese.

5. Provoni ta shkëpusni sërish pajisjen.

Nëse Windows-i nuk ju lejon ende ta hiqni, ka ardhur momenti për të ndërmarrë masa radikale. Më poshtë keni dy prej tyre:

1. Mund ta fikni kompjuterin, të shkëpusni pajisjen USB dhe pastaj ta ndizni sërish. Kjo funksionon, por të ha kohë dhe është e mërzitshme.

2. Mund të merrni frymë thellë dhe thjesht ta tërhiqni atë dreq USB-je. Kjo është një këshillë e keqe, por unë e kam bërë disa herë dhe e theksoj se nuk më ka prishur punë në asnjë rast. Megjithatë nuk mund ta vë dorën në zjarr se s’do t’ju prishë punë juve. Dhe as mos e çoni nëpërmend ta provoni këtë metodë me një disk të ngurtë të jashtëm të formatit NTFS. Nëse nuk funksionojnë këto mënyra, ja një tjetër që mund ta provoni. Shkarkoni dhe instaloni programin USB Safely Remove, i cili kushton rreth 20 dollarë (versioni provë në Zero DVD). Ai vendos një ikonë në shiritin e orës, e cila zëvendëson ikonën e gjelbër të Windows-it. Në rastet kur programi nuk arrin ta shkëpusë pajisjen, ai të tregon proceset të cilët e pëngojnë një gjë të tillë, në mënyrë që ju t’i ndalni ata. USB Safely Remove ka dhe veçori të tjera si: riemërtimi i pajisjes, personalizimi i hapjes autmatike (autorun). etj.

Si të shkëpusni pajisjet USB nëse Windows-i lajmëron për pasiguri 2mq2d95
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 32
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Si të shkëpusni pajisjet USB nëse Windows-i lajmëron për pasiguri Left_bar_bleue20/40Si të shkëpusni pajisjet USB nëse Windows-i lajmëron për pasiguri Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi