Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve
Faqja 1 e 1
Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve
Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve. Tregu i laptopëve çdo vit është më i madh – në fund të vitit 2007 pjesëmarrja e laptopëve në tregun botëror të kompjuterëve ka qenë rreth 43 për qind.
Mu për këtë shkak nuk është për t'u habitur pse prodhuesit kryesor shtyhen për pjesëmarrje më të madhe në treg.
Siç raportojnë analistët e DisplaySearch, tregu i laptopëve çdo vit shënon rritje dyshifrore, e sipas të dhënave më të reja, kanë ndodhur ndryshime edhe në listën e prodhuesve më të suksesshëm.
Edhe pse ka shënuar rritje prej 32 për qind në këtë segment dhe ka shitur gjithsej 4.6 milionë laptopë, Dell ka humbur pozitën e dytë, dhe është zëvendësuar nga Acer, i cili ka shënuar rritje po ashtu prej 32 për qind, mirëpo në rastin e tij ai ka shitur 5.3 milionë laptopë. HP ka forcuar edhe më shumë pozitën e vet në maje të listës me 6.7 milionë laptopë të shitur dhe rritjen vjetore prej 42 për qind.
Pas Dell-it që gjendet në vendin e tretë pasojnë Toshiba (+24 për qind me 2.86 milionë shitje), Lenovo (+38 për qind me 2.73 milionë), Fujitsu-Siemens (+30 për qind me 1.62 milionë), Sony (+35 për qind me 1.59 milionë) dhe Asus (+50 për qind me 1.56 milionë). Apple është radhitur në vendin e nëntë me rritjen e shitjes prej 38 për qind dhe gjithsej 1.34 milionë kompjuterë të shitur.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi