"Phoenix" zbulon borë në Mars
Faqja 1 e 1
"Phoenix" zbulon borë në Mars
Sonda "Phoenix" ka zbuluar gjurmë bore në planetin Mars. Agjencia hapësinore amerikane, "NASA" e ka konsideruar këtë ngjarje si një zbulim të paprecedent.
"Një instrument i përdorur për analizimin e ndërveprimit mes atmosferës dhe sipërfaqes së tokës së Marsit ka zbuluar gjurmë bore që binin nga lartësia 4 mijë metra mbi zonën ku u vendos sonda 'Phoenix'", thuhet në një komunikatë të "NASA"-s. "Nuk është parë një gjë e tillë më parë në Mars. Do të grumbullojmë të dhëna të tjera për të mësuar, nëse bora ka rënë mbi sipërfaqe", theksoi agjencia hapësinore. Sipas disa vëzhgimeve, flokët e borës janë shkrirë përpara se të binin mbi sipërfaqen e planetit të kuq.
"Megjithatë, vëzhgimet e kryera me mjetet e sondës 'Phoenix', kanë zbuluar gjurmë të reaksioneve kimike mes mineraleve të tokës në Mars dhe ujit në gjendje të lëngët në të shkuarën, të ngjashme me ato që ndodhin në Tokë. Shumica e formacioneve gëlqerore dhe e argjilave formohen në prani të ujit në gjendje të lëngët", bënë të ditur shkencëtarët amerikanë.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Similar topics
» "Phoenix" zbulon borë në Mars
» "Prishtina mund të bisedojë me Beogradin vetëm në nivel të barabartë"
» Filmi "Soul Men" histori e dy legjendave të muzikës shpirtërore
» "Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit" në teatrin e Durrësit
» Erika Buenfil - Tormenta en el Paraíso "Mejores Escenas"
» "Prishtina mund të bisedojë me Beogradin vetëm në nivel të barabartë"
» Filmi "Soul Men" histori e dy legjendave të muzikës shpirtërore
» "Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit" në teatrin e Durrësit
» Erika Buenfil - Tormenta en el Paraíso "Mejores Escenas"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|