Kejsi në Athinë për përgatitje
Faqja 1 e 1
Kejsi në Athinë për përgatitje
Pasi ka publikuar klipin e realizuar në Gjermani “Carry me into your dreams”, këngëtarja e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, Kejsi Tola, është nisur për një javë drejt Athinës, ku do të përgatitet në mënyrë intensive nga koreografi i saj Julian Bulku, për të perfeksionuar lëvizjet skenike, që do të performojë në Festivalin evropian të këngës, i cili do të mbahet në muajin maj në Rusi.
Ndërkohë, kostumografia Anila Zajmi në një intervistë për “Panorama Plus” ka zbuluar të gjitha detajet e veshjes, fabulës skenike dhe lëvizjeve që do të shohim gjatë prezantimit të këngës shqiptare në muajin maj, në Eurovizion.
“Do të jetë e veshur me të bardha, thjesht dhe elegante, një kostum i qepur me material mëndafshi të shtrenjtë. Një vend të veçantë i kam dhënë simbolikës së një zemre, që do të gjendet në “performancën” e kostumit, pasi kënga i kushtohet ndjenjës, dashurisë. I njëjti simbol i zemrës do të gjendet dhe në skenografi, sepse çdo lëvizje e idesë së skenografisë zhvillohet paralelisht me kostumet e këngëtarëve dhe balerinëve”, ka thënë Anila.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi