Edhe Gjermania kundër shërbimit YouTube!
Faqja 1 e 1
Edhe Gjermania kundër shërbimit YouTube!
Klipet muzikore të këngëtarëve të tyre të preferuar gjermanët nuk do të mund t’i shohin më në YouTube.
Filiali gjerman i shërbimit më të popullarizuar për shkëmbimin e video materialeve ka njoftuar se klipet janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Shoqatën për mbrojtjen e të drejtave autoriale.
Zëdhënësi i YouTube pohon se nuk ka pasur mundësi tjera sepse Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale për çdo klikim në video klipin e paraqitur në YouTube ka kërkuar të paguhet nga një cent. "Në këtë mënyrë me çdo klikim do të ishim në humbje”, ka pohuar Henning Dorstewitz.
GEMA, që është shkurtesa për këtë shoqatë, ka paditur shërbimin YouTube se nuk po paraqesin të dhëna të sakta për klipet e paraqitura, dhe ka shtuar se nuk do të pranojë pagesën paushall, derisa nga YouTube përgjigjen se si GEMA nga ta kërkon pesëdhjetë herë më shumë para sesa Shoqata britanike për mbrojtjen e të drejtave autoriale. "Kjo është e papranueshme", ka thënë zëdhënësi i YouTube për Evropë, Patric Walker.
Klipet muzikore në YouTube në Gjermani deri më tani i kanë shikuar mbi 13 milionë përdorues në muaj.
www.youtube.com
Similar topics
» Youtube get 4.9.7
» NBA: Orlando “magjike” kundër Cleveland
» Vidic mungon kundër Interit
» Torres: Dua tё shënoj kundër Chelseat
» Çamçakëz me tharm kundër stresit
» NBA: Orlando “magjike” kundër Cleveland
» Vidic mungon kundër Interit
» Torres: Dua tё shënoj kundër Chelseat
» Çamçakëz me tharm kundër stresit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi