Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mënyra më bashkëkohore e shërimit të kancerit

Shko poshtë

Mënyra më bashkëkohore e shërimit të kancerit Empty Mënyra më bashkëkohore e shërimit të kancerit

Mesazh nga Benjamin Tue Feb 03, 2009 9:57 am

Shkencëtarët që merren me hulumtimin e sëmundjeve malinje, kohëve të fundit kanë arritur njohuri të rëndësishme për këto sëmundje.


Këto njohuri janë themel për trajtim të sofistikuar me anë të së cilës në mënyrë të qëlluar i asgjësojnë qelizat e kancerit.
Para pak kohe janë paraqitur nga specialistët onkolog pesë trajtime të reja të cilat mund të arrijnë sukses të madh në shërimin e kancerit.

1. ILAÇËT EPIGJENETIK

Mutacioni dhe gjenet defekt të cilët sjellin deri te çrregullimi i punës së qelizave, e pastaj deri te rritja e tyre e pakontrolluar është njëri prej shkaseve kryesore të kancerit. Por, disa prej shkaseve të kancerit nuk mund të shpjegohen kryesisht me gjenetikë, por nëpërmes epigjenetikës, disciplinës së re shkencore e cila merret me studimin e ndikimeve të fshehta të mjedisit dhe faktorëve tjerë në gjenet tona.
Ndryshimi në mes ndryshimeve epigjenetike dhe gjenetike është se ndryshimet epigjenetike janë reverzibile. Kjo hap një term të ri të terapisë i cili më parë nuk ka qenë i njohur ka theksuar profesor Adrian Bird nga Universiteti i Edinburgut.
P.sh. te shumë qeliza të tumorit gjenet që kanë rol kryesor në parandalimin e paraqitjes së kancerit të ashtuquajtur gjene supresor të tumorit nuk janë aktiv. Mirëpo nëpërmes ilaçeve të rinj është e mundur të aktivizohen përsëri këto forca mbrojtëse natyrale të cilat mund të frenojnë ndarjen e pakontrolluar të qelizave të tumorit. Në treg momentalisht janë në dispozicion dy ilaçe epigjenetike: acidi valproinik dhe SAHA (Suberoylanilide hydroxamic acid). Këta veprojnë në një enzim i cili ndal gjenet supresor të tumorit.
Molekulat e RNA (tërësisht majtas) mund të ndalin prodhimin e proteinëve që ndihmojnë në rritjen e tumorit, ndërsa adeno-viruset do të mund të ndihmojnë në shërimin e tumorëve rezistent në ilaçe standard.

2. MOLEKULAT E VOGLA

Është e njohur se kimioterapia, përveç qelizave të tumorit, i shkatërron edhe qelizat e shëndosha andaj pacientët kanë një mori probleme, nga të vjellurit dhe humbja e oreksit deri te zvogëlimi i numrit të leukociteve si dhe pengesave në zemër siç janë çrregullimet e ritmit (aritmitë). Shkencëtarët për këtë përpiqen të dizanojnë molekula të cilat do të veprojnë në enzime dhe proteinë të caktuar. Firma farmaceutike Jonson and Jonson, momentalisht është duke hulumtuar ilaçin Tipifarnib i cili vepron në enzim i cili nxit rritjen e tumorit.
Shpresa të mëdha ka në trajtime nëpërmes nanothërmijave (prefiksi nano paraqet një miliardën pjesë të metrit). Kështu shkencëtarët amerikanë para një kohe kanë penguar përhapjen e tumorit të veshkëve dhe mëlqisë te minjët nëpërmes "bombolave intiligjente" të përbëra nga nanothërmijat dhe dexorubicinës, kimioterapeutikut efikas por edhe toksik. Me "bombardimin" selektiv në sipërfaqen e enëve të gjakut me të cilat tumori furnizohet me substanca ushqyese dhe oksigjen, shkencëtarët kanë ndalur metastazat e tumorit me dozë të ilaçit 15 herë më të vogël se shfrytëzohet zakonisht.
Kompania bioteknologjike Kereos në St. Luis momentalisht punon në komercializimin e trajtimit të ngjajshëm me nanothërmija dhe është duke përgatitur eksperimente me pacient.

3. VAKSINAT ANTITUMOROZE

Njëra nga lufta strategjike kundër tumorit është "trajnimi" i trupit të njeriut në sulme ndaj qelizave tumorale. Në disa raste shkencëtarët kanë izoluar qelizat e tumorit, pastaj i kanë mbytur dhe i kanë armatosur me molekula që janë të njohura për atë që forcojnë sistemin imunologjik.
Agjensioni rus për ushqim dhe ilaçe para një kohe ka dhënë dritë të gjelbër për këtë lloj trajnimi, ndërsa në SHBA janë në zhvillim një mori eksperimente klinike. Këto trajnime së shpejti do t'i lejojë agjensioni amerikan për ushqim dhe ilaçe (FDA).
Në frontin tjetër, disa vaksina mund të shfrytëzohen për të mbrojtur nga virusët që shkaktojnë dëmtime gjenetike që sjellin deri te tumori. Shembulli më i mirë për këtë është vaksina Gardasil në luftë kundër virusit papilloma human (HPU) i cili mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës. Shumë pak kombinim dozash të nanothërmijave dhe kimioterapeutikëve para- pengojnë përhapjen e qelizave malinje më mirë se kimioterapia standarde. Në hulumtimet është parandaluar kanceri i veshkës dhe mëlqisë te minjët.

4. VIRUSËT

Gjatë evolucionit virusët kanë arritur aftësi të jashtëzakonshme të hyjnë në qeliza për t'i "përvetësuar" ose për t'i shkatërruar. Mirëpo, disa lloje të parrezikshëm të virusëve mund të shfrytëzohen për t'i vrarë qelizat tumorale në mënyrë selektive, ndërsa nuk preken indet e shëndosha. P.sh. profesor Leonard Seymor nga Universiteti i Oxfordit vitin e kaluar te minjët ka treguar efikasitetin e shkatërrimit të qelizave tumoroze nëpërmes adenovirusit i cili shkakton rrufën. Për të mos u filtruar virusi në qelizat e tumorit, e me këtë rast të mos veprojë në qelizat e shëndosha, shkencëtarët e kanë mbështjellur me mbështjellës protein. Hulumtimet preliminare tek minjët tregojnë se virusët do të mund të jenë efikas në luftë kundër tumorëve që janë rezistentë në ilaçe.
"Në parim, kemi bërë diç që është më efikase se kimioterapia e rregullt." - ka theksuar prof. Seymor për Guardianin.
Përveç adenovirusit për eksperimentet e para klinike është edhe vaksina, virusi i variolës i cili shërben si vaksinë kundër variolës.

5. QETËSIMI I GJENEVE (knok-down)

Tumori shkaktohet kur qelizat fillojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar. Por, molekulat e imëta të ashtuquajtura sikur RNA mund të ndalin prodhimin e proteinëve që tumorëve ju ndihmojnë të rriten dhe mbijetojnë. Veprimi sikur i RNA është pjesë e fenomenit të njohur si shkatërrim i gjeneve për të cilën shkencëtarët Andrew Fire dhe Craig Mello në vitin 2006 kanë fituar çmimin Nobel për mjekësi. Mekanizmi i shkatërrimit të gjeneve, zbulimi i së cilës shumica e mendojnë si arritje më të madhe në biologji pas zbulimit të strukturës së ADN-së në vitin 1953 nga Watson dhe Crick, rezulton me mungesën e krijimit të proteinës së caktuar.
Tani disa kompani në botë përpiqen të zhvillojnë ilaçe anitumoroze të bazuar në shkatërrimin e gjeneve.
Në mesin e këtyre prin kompania Alnylam Pharmaceuticals ilaçi eksperimental i së cilës është ALN-VSPO, - koktej i cili ndal prodhimin e dy proteinëve.
Kjo së fundi rezulton me ndaljen e pakontrolluar të ndarjes së qelizave dhe ndërprerjen e furnizimit të tumorit me gjak, gjegjësisht parandalimin e zhivillimit të metastazave.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Mënyra më bashkëkohore e shërimit të kancerit Left_bar_bleue0/0Mënyra më bashkëkohore e shërimit të kancerit Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi