Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka përfituam nga Ramazani?! -- 3

Shko poshtë

Çka përfituam nga Ramazani?! -- 3 Empty Çka përfituam nga Ramazani?! -- 3

Mesazh nga Benjamin Sat Jan 31, 2009 2:45 pm

5- Ramazani dhe vëllezëria dhe dashuria. Ku jane këto dukuri në jetën tonë?


Shpirtat zakonisht i duan ata që u bëjnë mirë. Dukuria e vëllezërisë dhe dashurisë shfaqet në iftaret kolektive, në dhënien e zekatit, në dhënien e sadakatul-fitrit, etj.

Kjo poashtu del në shesh nëpërmjet vetëdijes se ky adhurim është i përbashkët për mbarë muslimanët, nga lindja deri në perendim.

Ne kemi nevojë të madhe për të ngritur këtë dukuri dhe për ta sjellur në vendin e vet, sidomos në këto kohëra, kur vetjakësia dhe egoizmi kanë kapluar shpirtin e çdo njeriut.

Ky muaj është mundësi e madhe për tu kujdesur për vëllezërit tanë nëvojtar, për ata skamonrë që skanë as kafshatën e gojës, për familjet e dëshmorëvë (inshaAll-llah janë shehida), për invalidët e luftës, për studentët e shkëlqyeshëm, mirëpo që skanë pasuri për të vazhduar studimet e tyre, etj.


6- Ramazani dhe falja e lirimi nga zjari. Mbetemi me shpres se do te fitojme kete dhuratë!


Falja dhe lirimi nga zjari shfaqet nëpërmjet këtyre gjërave:

a) agjërimit të Ramazanit;

b) namazit të natës gjatë Ramazant;

c) ngjalljen e natës së kadrit.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((من صام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه، ومن قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه)).

“Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe shpresim i falen mëkatet që i ka bërë më herët dhe ai që e gjallëron natën e Kadrit, me besim dhe shpresim i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).

Edhe thotë:

((من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ماتقدم من ذنبه)).

“Kush e fal namazin e natës gjatë Ramazanit me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).

E qëllimi i faljes është lirimi nga zjari i xhehenemit.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

{ إذا كان أول ليلة من شهر رمضان صُفِّدَت الشياطين ومَرَدَة الجِن ، وغُلِّقَت أبواب النار فلم يُفتح منها باب ، وفُتِّحت أبواب الجنة فلم يغلق منها باب ، وينادي منادٍ : يا باغي الخير أقبل ، ويا باغي الشر أقصر ، ولله عتقاء من النار وذلك كل ليله } [ رواه الترمذي وابن ماجه بسند حسن ].

“Natën e parë të muajit Ramazan prangosen shejtanat dhe xhinët e inatosur, mbyllen dyert e xhehenemit, dhe nuk hapet asnje derë, happen dyert e xhennetit dhe nuk mbyllet asnje derë. Thërret një thirrës: o kërkues i së mirës urdhëro, kurse ti o kërkues i të keqes nguro. All-llahu në çdo natë ka njerëz që i liron nga zjarri i xhehenemit”. (Tirmidhiu, hasen).


7- Ramazani dhe pendimi dhe devotshmëria. Vallë, kemi arritur devotshmërinë dhe kemi realizuar pendimin?

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((إذا جاء رمضان فتحت أبواب الجنة، وغلّقت أبواب النار، وصفدت الشياطين)).

“Kur të vjen Ramazani, hapen dyert e xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtë”. (Muslimi).

“Ky hadith ka mundësi të ketë domethënien e hapjes së dyerve të adhurimeve në këtë muaj, adhurime të cilat nuk ndodhin në muajtë tjerë, siç është agjërimi dhe namazi i natës. Poashtu edhe mbyellja e dyerve të xhehenemit domethënë largim dhe ngurrim të njerëvze nga mëkatet”. (Sherhu muslimi, 7/ 188).


Ramazani është shansë për tu penduar mëkatarët


Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((رغم أنف رجل ذكرت عنده فلم يصلِّ عليَّ، ورغم أنف رجل دخل عليه رمضان، ثم انسلخ قبل أن يغفر له، ورغم أنف رجلٍ أدرك عنده أبواه الكبر، فلم يدخلاه الجنة)).

“I mposhtur qoftë njeriu që kur përmendem unë nuk dërgon salavate mbi mua. I mposhtur qoftë njeriu, i cili e arrinë Ramazanin dhe shtegton pa iu falur mëkatet. I mposhtur qoftë njeriu që i ka dy prindërit e moshuar, e nuk futet në xhennet”. (Tirmidhiu, sahih).


Ramazani është sezonë e shlyerjes së mëkateve dhe gabimeve


Ebu hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((الصلوات الخمس والجمعة إلى الجمعة ورمضان إلى رمضان مكفرات لما بينهن إذا اجتنب الكبائر)).

“Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë mëkatet që janë bërë mes tyre, nëse u largohet mëkateve të mëdha”. (Muslimi).


Ramazani është shkollë që të edukon në devotshmëri


Ky është edhe qëllimi i agjërimit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلصّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ} [البقرة:183].

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).

Imam Kurtubio thotë:

“Aq sa ma shumë pakësohet ushqimi aq ma shumë dobëshet edhe epshi, e aq sa ma shumë dobësohet epshi, aq ma tepër pakësohen mëkatet. Kjo është një renditje shumë e bukur. Agjërimi është shkak i devotshmërisë sepse e mbyt epshin”. (Tefsiri i Kurtubiut, 2/ 275- 276).

Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:

“agjërimi është pastrim i trupit dhe ngushtim i kanaleve të shejtanit. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((يا معشر الشباب من استطاع منكم الباءة فليتزوج، ومن لم يستطع فعليه بالصوم، فإنه له وجاء)).

“O ju djelmosha, kush ka mundësi prej jush që të martohet le të martohet, e ai që nuk ka mundësi, le të agjëron, sepse kjo për te është mburojë”. (Buhariu)”. (Ibn Kethiri, 1/ 219).

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((من لم يدع قول الزور والعمل به، فليس لله حاجة في أن يدع طعامه وشرابه)).

“Kush nuk i le gënjeshtrat dhe dëshmitë e rrejshme, All-llahu nuk ka nevojë që të lë ushqimin dhe pijen”. (Buhariu).

Ibn Ethiri thotë:

“Domethënë se kjo vepër nuk është e pranuar, ashtu sikurse njeriu i zemëruar, kur ti kthehet kërkesa mbrapsht, thotë: nuk kam nevojë për asgjë prej teje. Qëllimi është i refuzohet agjërimi njeriut që flet gënjeshtra, e e pranon vetëm atë agjërim që është i pastër prej tyre”. (Fet’hul-Bari”, 4/ 117).


8- Ramazan, muaj i sinqeritetit dhe vërtetësisë. Sa jemi të sinqertë dhe të vërtetë?!

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((كل عمل ابن آدم يضاعف، الحسنة بعشر أمثالها إلى سبعمائة ضعف، قال الله عز وجل: إلا الصوم فإنه لي، وأنا أجزي به، يدع شهوته وطعامه من أجلي، للصائم فرحتان: فرحة عند فطره، وفرحة عندلقاء ربه، ولخلوف فيه أطيب عند الله من ريح المسك)).

“Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij. Një e mirë shpërblehet sa dhjetë sosh dhe deri në shtatëqind herë shumëfishohet shpërblimi, e Zoti ka thënë: “Përpos agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, për shkak se njeriu e braktisë ushqimin për Mua, e braktisë pijen për Mua, i braktisë të këndshmet për Mua, e braktisë gruan e tij për Mua. Era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se aroma e miskut. Agjëruesi i ka dy gëzime: njëri gëzim kur të hajë iftar dhe tjetri kur ta takojë Zotin e vet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Imam Kurtubiu thotë:

“Pasiqë veprave u futet rijaja- syfaqësia, agjërimin nuk mundet ta sheh askush tjetër përveç All-llahut [subhanehu ve teala], andaj edhe ia ka mveshur Vetvetes e ka thënë: “I lë epshet për hirë Timin”. (Fet’hul-Bari, 4/ 107).

Ibn Xhevziu thotë:

“Të gjitha adhurimet shihen në vepër, andaj është shumë vshtirë të shpëton nga syfaqësia ndonjë vepër që shihet, për dallim nga agjërimi”. (Fet’hul-Bari, 4/ 107).


Një shembull nga sinqeriteti i gjeneratave të devotshmë të muslimanëve

Tregohet se:

"صام داود بن أبي هند أربعين سنة لا يعلم به أهله، كان خزازاً يحمل غداءه فيتصدق به في الطريق".

“Davud ibn Ebi Hindi ka agjëruar dyzet vjet, nuk e dinte këtë gjë gruaja e tij. Ishte tregtar i mëndafshit, ushqimin e merte me vehte dhe e jepte sadaka përgjat rrugës”. (Sijer, 6/ 378).
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Çka përfituam nga Ramazani?! -- 3 Left_bar_bleue0/0Çka përfituam nga Ramazani?! -- 3 Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi