Përfaqësuesja e Maqedonisë fiton “Miss Bikini”
Faqja 1 e 1
Përfaqësuesja e Maqedonisë fiton “Miss Bikini”
Eshtë shpallur të hënën në ambientet e “Mai Tai”, “Miss Bikini”. Ky është një nga minikompeticionet që zhvillohen brenda aktivitetit të “Miss Globe” dhe fituesja rimerr çmimin në natën finale, pra rikujtohet në datë 19. Çmimin e “Miss Bikinit” e fitoi zonjusha Maja Petrushevska, përfaqësuese e Maqedonisë; Almeda Abazi “Mis Shqipëria 2008” ishte shoqëruesja e saj e parë dhe Armenia shoqëruesja e dytë, Inessa Tadenosyan.
Vajzat e ardhura në Tiranë, nga të pesë kontinentet kanë performuar me rroba banjo para një jurie ndërkombëtare të përbërë nga drejtore nacionale dhe presidentja e “Miss Globe”, Ann See. Në top 5 u shpallën edhe Miss Hong-Kongu, Yan Li Cai dhe Miss Rumania, Laura Barzoiu. Më pas vajzat pjesëmarrëse të këtij edicioni të 35-të të “Miss Globe” janë nisur drejt Përmetit. Këtë vit organizatorët kanë menduar të shkelin trevat e mrekullueshme të Shqipërisë Juglindore, të paeksPloruara më parë.
Gjatë këtij turi janë planifikuar aktivitete që kanë të bëjnë me raportin me natyrën, ambientin, takime me fëmijët jetimë dhe në të gjitha këto qytete do të organizohen parada me veshjet kombëtare të shteteve që vajzat përfaqësojnë dhe spektakle në të cilat vajzat të ndara në grupe nga dhjetë konkurrente do të këndojnë, interpretojnë me instrumente ose do të vallëzojnë. Do të jetë ky një minikonkurs, i cili do të finalizohet me shpalljen e “Miss Talentit”. Tre më të mirat performancat e tyre do t’i realizojnë edhe natën finale të 19 tetorit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, skenë ku do të organizohet “Miss Globe International” këtë vit.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi