Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kultura dhe qytetërimi Islam

Shko poshtë

Kultura dhe qytetërimi Islam Empty Kultura dhe qytetërimi Islam

Mesazh nga Haris Tue Jan 27, 2009 8:51 pm

Kjo kaptinë synon për të dhënë ndihmë në paraqitjen e idesë, bindjes së besimit, akaidit, formimin e idesë të personit musliman mbi sendërtimin e edukatës së tij të pastër, dhe ngritjen e kulturës
Kultura dhe qytetërimi Islam
Kjo kaptinë synon për të dhënë ndihmë në paraqitjen e idesë, bindjes së besimit, akaidit, formimin e idesë të personit musliman mbi sendërtimin e edukatës së tij të pastër, dhe ngritjen e kulturës

islame, për të qenë ajo ndihmëse së bashku me shkencat dhe arsimimin në segmentet e njohura ushtarake e kulturore. Studiuesi e ka benificue këtë ide-mendim nëpërmjet shkollimit të tij si lënde të edukatës islame, si dhe problemet e edukatës në tokat islame dhe studentëve të fakultetit pedagogjik në universitetin islame dhe kulturës islame për studentët. Gjithashtu edhe nëpërmjet studimeve të tija në disa libra të shkrimtarëve musliman si dhe pasqyrimet edukative kulturore e civilizuese. Nga kjo ideja e formimit të personit musliman është

bazuar nëpërmjet :

1-Akideja- besimi dhe ideja –mendimi islam

2-Edukata islame në përgjithësi nga djepi gjer në varr

3-Kultura islame sistemore dhe zhvillimore mbron bazat(origjinalitetin) dhe ringjallet me ndryshimet kulturore te dobishme e cila nuk kundërshtohet me bazat e fortifikuara(thabite).

Studiuesi vazhdon e thotë që qëllimi i personit musliman në këtë jetë është ndërtimi I saj(edukatës-kulturës), apo ngritja e civilizimit

islam në korniza të ibadetit- adhurimit në përgjithësi në Allahun ku edhe e sqaron fjala e Allahut xh.sh : “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat, 56)

Dhe në ajetin tjetër: “Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kaf, 18)

Si dhe në ajetin tjetër: “E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (Zilzal, 7-Cool

Studiuesi e parasheh që qytetërimi islam përbëhet nga:

1 Muslimani është i përbërë nga akideja- besimi islam edukata dhe civilizimi islam.

2 Toka islame- shteti islam ku praktikohet aty civilizimi islam.

3 Koha e përbërjes së fushave të civilizimit islam, idesë, materiales, jetësores, zhvillimëve. Thotë Allahu xh.sh :

“Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepër mirë.” (Kehf, 7)

“Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.” (El earaf, 10)

“pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa

më e mirë.” (Kehf, 46).

Studiuesi e parasheh që përleshjet në këtë botë ndërmjet njerëzve janë ngatërresa- përleshje e civilizimeve, besimit dhe idesë. Çdo drejtim ideor e fetar dëshiron të legjislacion –obligoj drejtimin e saj mbi botën, qoftë nëpërmjet pranimit apo forcës. Por nuk mbetet asnjë drejtim tjetër, vetëm drejtimi sheriatit islam që e ka zbrit Zoti, sepse ai ka ardhur nga Zoti i botërave, e nuk ka ardhur nga njeriu i

frymëzuar nga ndikime të brendshme e të jashtme, e të ndryshohet besimi dhe idetë e tija në bazë të atyre ndikimeve. Ka thënë Allahu xh.sh : “(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos I zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kisha, sinagogat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë

triumfues.” (Haxhxh, 40)

ndërsa pamjen tjetër e sqaron skica e përbërjes- formimit të muslimanit dhe jomyslimanit, civilizimit islam dhe atij jo islam sipas pasqyrimit të studiuesit.

Shikimi i programit pasqyrues të formimit të personit musliman dhe qytetërimit islam.

Njeriu (çka është ai?)(bindje dhe ide edukatë kulturë).



Personi musliman formohet nga:

-Bindje dhe ide islame.

-edukimi islam i përgjithshëm nga djepi gjerë në varr.

- kultura islame sistematike dhe reformuese.

Personi musliman i përzier formohet nga:

-bindje islame dhe ide ateiste.

-edukatë ateiste.

-kulturë ateiste.

Personi jo musliman formohet nga:

-bindje dhe ide jo islame.

-edukatë jo islame në përgjithësi prej djepit gjer në varr.

-kulturë jo islame sistematike dhe reformuese.



Qëllimi i tij në jetë:

-ndërtimi i botës në suaza të adhurimit në Allahun xh.sh.

-qëllim të kësaj bote dhe botës tjetër në të njëjtën kohë.

Qëllimi i tij në jetë:

-ndërtimi i botës në suaza të ateizmit.

-qëllimi kësaj bote në fusha të jetës dhe ai i botes tjetër në fusha të adhurimit.

Qëllimi i tij në jetë:

-ndërtimi i botes në suaza të besimit dhe idesë së tij”adhurimit të iluzioneve”

-qëllim i kësaj bote dhe materializmi.

Ndërtimi i kunjas (kultura islame)

Dhe formohet nga:

-Njeriu musliman (besim dhe edukatë islame).

-toka islame (e zhvillon aty kulturën e tij).

-koha (e fillon nga lindja e tij dhe regjistrohen atij në dunja dhe llogariten përgjigjet ai në dunja dhe ahiret).

Ndërtimi i dunjas (kulturë e pa qartësuar pa shenja)

dhe formohet nga:

-njeriu musliman (besim islam - edukatë ateiste - kulturë ateiste).

-tokë jo islame.

-koha (nuk ka vlerë te ai) nuk ndjehet në përgjegjësin, llogaritje as në dunja e as në ahiret.

Ndërtimi i dunjas (kulturë jo islame)

Dhe përbëhet nga:

-njeriu jo musliman.

-toka jo islame (ku e zhvillon aty kulturën e tij).

-koha (ka vlerë te ai) llogaritet në këtë dunja.

Lëvizjet e personit musliman në suaza:

-adhurimit në Allahun xh.sh.

-vepër të mirë.

-Falënderim ndaj Allahut xh.sh.

lëvizjet e personit musliman në suaza:

-adhurimin, pasimin e iluzioneve

-vepër e keqe.

-Falenderim në Allahun dhe mosbesim në të njëjtën kohë.

lëvizjet e personit jo musliman në suaza:

-adhurim të iluzioneve.

-vepër të keqe.

-mosfalenderim ndaj të mirave.

Rezultatet e ndërtimit të dunjas (kulturës):

-ide dhe arsimim dhe….. islame.

-prodhim material për shërbim të njeriut në formimin e tij e jo në shkatërrimin e tij.

Rezultatet e ndërtimit të dunjas (kulturës):

-ide dhe arsimim dhe…… jo islame/ jo ateiste (pushtuese).

-nuk ka këtu prodhim material (por prishje e shkatërrim atë që e prodhojnë tjerët). I shërben njeriut.

Rezultatet e ndërtimit të dunjas (kulturës):

-ide e arsimim dhe….. jo islame.

-prodhim material i shërben njeriut/ e shkatërron njeriun.



(Programi pasqyrues islam)

(Programi aktual i njeriut musliman dhe kulturës islame të tij)

(Programi jo islam).
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Kultura dhe qytetërimi Islam Left_bar_bleue20/40Kultura dhe qytetërimi Islam Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi