Rrahje mes serbëve dhe boshnjakëve në Australi
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Sport
Faqja 1 e 1

Novak Djokoviç dhe Amer Deliç ishin duke buzëqeshur dhe të përqafuar në rrjetë.
E premte, 23 Janar 2009 14:06
Por, jashtë stadiumit, dhuna shpërtheu mes tifozëve serb dhe atyre boshnjak pas meçit të rrethit të tretë në Australian Open. Rrahjet dhe fyerjet u përcollën me arrestime dhe përjashtime nga Melbourne Park.
Dhuna shpërtheu në Australian Open kur dhjetëra tifoz serb dhe boshnjak u përleshën pas meçit të rrethit të tretë mes Novak Djokoviç dhe Amer Deliç. Policia arrestoi dy persona dhe largoi 30 të tjerë nga hapësira ku tifozët rival filluan të hedhin karrige dhe shkëmbejnë goditje. Një grua kishte humbur vetëdijen pasi ishte goditur në kokë nga një karrige edhe pse policia më pas njoftoi se ajo nuk ka pësuar lëndime serioze.
Përleshja filloi në parkun jashtë fushës qendrore e më pas u përcoll jashtë Melbourne Park. Inspektori Chris Duthie ka thënë se dy personat janë akuzuar për sjellje të dhunshme ndërsa një tjetër është gjobitur në vend të ngjarjes. "Policia ka reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive dhe nuk presim problem tjera. Këtu kemi prezencë shumë efektive të policisë. Ju nuk mund të ndalni gjithçka që ndodh por do të sigurojmë që gjëra të tilla të mos ndodhin" tha Duthie.
Grand Slam turneu i parë i vitit, Australian Open ishte përshkuar me seri të përballjeve të dhunshme prej kur 150 tifoz kroat dhe serb për herë të parë u përleshën, dy vite më parë. Të mërkurën, dy persona ishin nxjerr jashtë nga një bar pas meçit mes kroatit, Marin Ciliç dhe Janko Tipsareviç nga Serbia.
Prezenca e policisë ishte e madhe gjatë përballjes mes kampionit në fuqi nga Serbia, Djokoviç dhe Deliç i cili luan për SHBA-në por ishte lindur në Bosnje. Para meçit, nëpërmjet uebfaqen së tij personale, Deliç kishte bërë thirrje që tifozët të sillen në mënyrë pozitive por u shpreh i dëshpëruar kur u njoftua për përleshjet. "Ndihem i mërzitur kur dëgjoj për diçka të tillë. Siq kam thënë edhe disa ditë më parë, nuk ka vend për ato gjëra këtu. Ky është meç i tenisit" deklaroi ai. Djokoviç fitoi përballjen me rezultat 6-2, 4-6, 6-3, 7-6.

Haris- Admin
- Numri i postimeve : 718
Age : 32
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(20/40)
Similar topics
» Trafikim me organe të serbëve të rrëmbyer manipulim
» Në Mitrovicë përleshen grupe të shqiptarëve dhe serbëve
» Shtrirja e EULEX-it mund të bëhet edhe pa vullnetin e serbëve dhe të Beogradit
» Në Mitrovicë përleshen grupe të shqiptarëve dhe serbëve
» Shtrirja e EULEX-it mund të bëhet edhe pa vullnetin e serbëve dhe të Beogradit
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Sport
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi