Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Macet parandjejn termetet

Shko poshtë

Macet parandjejn termetet Empty Macet parandjejn termetet

Mesazh nga Emir Tue Jan 27, 2009 7:32 am

Shkencëtarët kanë vënë re se afro 70 lloje qeniesh të gjalla janë në gjendje "të bëjnë punën" e sizmografëve dhe një ndër vendet e para midis tyre e zënë macet e zakonshme shtëpiake.

Historia njeh shumë raste kur në vigjilje të tërmeteve dhe të shpërthimit të tyre dhe janë kthyer vetëm pas katastrofave. Po kështu, është vënë re se para tërmeteve macet janë të shqetësuara, u ngrihet leshi përpjetë, mbledhin veshët.Ato, pa asnjë shkak, tronditen, mjaullijnë, dridhen, fshihen, largohen nga shtëpia, ndofta sepse ato ndjejnë edhe dridhjet më të dobëta të tokës, të cilat mezi i shënojnë edhe aparatet më të ndjeshëm.
Ka edhe një mendim tjetër: Para tërmeteve dhe shpërthimit të vullkaneve shtohet elektriciteti statik, të cilin ato e ndjejnë të parat. Edhe organizmi i njeriut i ndjen këto “ngarkesa elektrike”: Shpeshohet pulsi, sistemi nervor irritohet, mirëpo kurrkujt nuk i shkon ndërmend se këto janë paralajmërim fatkeqësish. Veç kësaj, macet, më fort se njerëzit, reagojnë edhe ndaj ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës, ndaj ultratingujve, që shpesh paraprijnë tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve. Mbase të gjitha këto së bashku i bëjnë macet parashikuese të përpikta të fatkeqësive natyrore.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi