Hamasi i gatshëm të bisedojë me Obamën
Faqja 1 e 1
Hamasi i gatshëm të bisedojë me Obamën
Grupi islamist palestinez Hamas është i gatshëm të bisedojë me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve.
Barack Obama duhet të komunikojë me Hamasin nëse dëshiron të adresojë konfliktin në Lindjen e Mesme, tha për mediat britanike përfaqësuesi i kësaj organizate.
Administrata amerikane e presidentit Bush ka bojkotuar grupin Hamas, pasi nuk ka pranuar të heqë dorë nga dhuna dhe nuk e njeh ekzistencën e shtetit izraelit.
Hamasi e ka cilësuar fitoren e Obamës si "një ndryshim i madh politik dhe psikologjik".
Në të tjera zhvillime Hamasi deklaori se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e radhës për pajtim me Lëvizjen Fatah të presidentit Mahmud Abbas. Hamasi akuzon presidentin Abbas se ka dënuar qindra mbështetës në përpjekje për të dobësuar Hamasin. /radio evropa e lire/
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi