VW punon automjetin edhe më të vogël se Up!
Faqja 1 e 1
VW punon automjetin edhe më të vogël se Up!
Besnikëria e prodhuesit gjerman Volkswagen nga automjeteve ultra-kompakte ka filluar të merr përmasa të gjëra.
Pas treshes konceptuale të serisë Up! të paraqitur vitin e kaluar - Up!, Space up! dhe Space up! Blue, në Volkswagen tani gjoja thonë se janë duke punuar edhe në një model më të vogël i cili do të përballet drejtpërdrejt me atë Smart fortwo.
Si edhe Smart-i, edhe Volkswageni më i vogël do të duhej të kishte vetëm dy ulëse, mirëpo mungesa e hapësirës do të kompensohej me ekonominë të cilën nuk e hasim përditë. Paralajmërimet e para thonë se automjeti i vockël do të duhej që në mesatare të shpenzojë gjithsej dy litra karburant në njëqind kilometra.
Sipas shkrimeve nga “Auto, Motor und Sport”, Volkswageni më i vogël do të duhej të ndërtohej në platformën e atij Up!, derisa për ta futur në lëvizje do të bëhej përgjegjës motori njëlitërsh me naftë, me tre cilindra dhe 50 KF.
Up! i parë do të duhej që në treg të paraqitet gjatë vitit 2010, derisa modelet tjera, përfshirë edhe këtë paraqitjen më të vogël, do të paraqiten diç më vonë.
Similar topics
» VW punon automjetin edhe më të vogël se Up!
» BMW punon në super-automjetin ekologjik
» 100% Punon ne www.talksms.com
» Mp3 Player me i vogel ne bote
» Vajza me e Vogel ne Bote
» BMW punon në super-automjetin ekologjik
» 100% Punon ne www.talksms.com
» Mp3 Player me i vogel ne bote
» Vajza me e Vogel ne Bote
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi