Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BESIMI NË BOTËN E ARDHSHME

Shko poshtë

BESIMI NË BOTËN E ARDHSHME Empty BESIMI NË BOTËN E ARDHSHME

Mesazh nga enes Sat Nov 01, 2008 11:23 am

Me besimin në botën e ardhshme nënkuptohet të besuarit në tërë atë që na ka informuar All-llahu XH.SH. në Librin e Vet dhe i Dërguari i Tij në Hadithin e vet, mbi atë se çka do të ndodhë pas vdekjes, siç është: provimi dhe vuajtja apo kënaqësia në kabur (varr), ringjallja pas vdekjes, tubimi në një vend, parashtrimi i librit të veprave, llogaria, peshimi (matja) i veprave, Huvdi (Burimi), ura Sirat, shefa’ati, Xhenneti, Xhehennemi dhe çdo gjë tjetër që All-llahu XH.SH. ka përgatitur në to për banorët e tyre.
Akcenti i Kur’anit në këtë bazë të besimit dhe urtësia e kësaj
Kur’ani madhështor tejet shpesh përmend botën e ardhshme, duke provuar me kujdes në çdo vend ekzistimin e saj dhe në të gjitha rastet duke tërhequr vërejtjen në të, e gjatë tërë kësaj duke përdor metoda të ndryshme ligjërimi të gjuhës arabe.
Një nga argumentet e theksimit të kësaj baze të besimit është ai se, Kur’ani ndërlidhë fuqimisht besimin në All-llahun Y me besimin në botën e ardhshme. All-llahu XH.SH. thotë:
"... Mirësia është kur (njeriu) beson All-llahun, Ditën e Kiametit." (El-Bekare: 177)
"... Kushdo që beson All-llahun (si është urdhëruar) dhe jetën tjetër, e bënë vepra të mira, për ata, me të vërtetë, ka shpërblim te Zoti i tij; për ta nuk ka kurrfarë droje, e as mërzie!" (El-Bekare: 62)
"Kështu këshillohet çdonjëri prej jush që beson All-llahun dhe Ditën e Kiametit." (El-Bekare: 232)
"Luftoni kundër atyre që nuk besojnë All-llahun, as Ditën e Kiametit." (Et-Tevbe: 29)
"...Adhuroni vetëm All-llahun, shpresoni (shpëtimin) në Ditën e Kiametit dhe mos bëni keq në Tokë." (El-Ankebut: 36)
Ekzistojnë edhe shumë ajete të tjera të cilët flasin përkitazi me ketë.
Se sa rëndësi të madhe i jep Kur’ani botës së ardhshme, shihet edhe nga ajo se sa shpesh përmendet aty. Gati se nuk e kalon asnjë faqe të Kur’anit, e që në të, të mos flitet për botën e ardhshme dhe për atë se çka do të ndodhë në të nga ngjarjet dhe situatat e ndryshme, e tërë kjo përmes mënyrave të ndryshme të shpjegimit. Gjithashtu do të vëresh se Kur’ani hollësisht i parashtron detajet e fillimit të Ditës së Kiametit, që nuk është rast me temat e ndryshme të gajbit.
Një nga argumentet është edhe shumësia e emrave me të cilat e quan Kur’ani, kurse çdo emër tregon një nga detajet e asaj Dite. Disa prej këtyre emrave janë: El-Kijame (ngritja, zgjimi), Es-Sa’a (çasti), El-Ahireh (bota tjetër), Jevmud-Din (Dita e fesë), Jevmul-Hisab (Dita e dhënies së llogarisë), Jevmul-Fet’h (Dita e fitores), Jevmul-Telak (dita e takimit), Jevmul-Xhem’ (Dita e tubimit), Jevmul-Tegabun (Dita e vetëmashtrimit), Jevmul-Hulud (Dita e amshimit), Jevmul-Hasre (Dita e pendimit), Jevmul-Tenad (Dita e thirrjes), El-Azife (Kiameti), Et-Tamme (vështirësia, mynxyra), El-Sahha (zëri shurdhues), El-Hakka (çasti i pashmangshëm), El-Gashije (mynxyrë e rëndë), El-Vaki’a (ndodhia), etj.125 Ndërsa urtësia e dhënies rëndësi kaq të madhe kësaj baze të besimit qëndron me sa vijon:
Besimi në botën e ardhshme ka ndikim të madh në jetën e njeriut. Imani (besimi) në botën e ardhshme dhe i çdo gjëje që do të ndodhë në të: Xhenneti, Xhehennemi, dhënia e llogarisë, ndëshkimi dhe shpërblimi, shpëtimi dhe dështimi, në mënyrë efikase ndikojnë në drejtimin e njeriut, në disiplinën e tij gjatë jetës në këtë botë, në kryerjen e veprave të mira dhe në përmbajtjen e imperativit të devotshmërisë. Ekziston dallim i pakrahasueshëm ndërmjet dy njerëzve: njërit që nuk i beson ringjalljes pas vdekjes, as dhënies së llogarisë për veprat dhe fjalët e veta dhe i cili me asgjë nuk udhëhiqet gjatë veprimeve të veta përveçse me interesin personal dhe me leverdinë personale, dhe tjetrit i cili beson se do të vijë dita kur do të jetë i pyetur për veprat dhe fjalët e veta para Gjykatësit më të drejtë, e do të jetë i shpërblyer për veprat e mira ose i ndëshkuar për veprat e këqija. I pari gjithsesi është jashtë çdo kontrolli, përveç pasioneve dhe lakmive të veta dhe qëllimi i tij është tërësisht egoist, e arsyeton përdorimin e të gjitha mjeteve dhe të gjitha sjelljet pa marrë parasysh se sa të dëmshme janë ato. Gjersa i dyti është i kufizuar me kufijtë e të vërtetës dhe mirësisë, e këto janë gjëra të cilat atë ditë do ta kenë peshën dhe vlerën e vet tek All-llahu XH.SH.. All-llahu XH.SH. thotë:
"Peshimi (i veprave) atë Ditë do të jetë i drejtë, atij që i rëndohet terezia me vepra të mira, do të jetë i lumtur; kurse atij që i lehtësohet terezia me vepra të mira, ai do ta humb veten, për shkak se i ka mohuar argumentet Tona." (El-A’raf: 8-9)
Për këtë, në shumë vende, tregon sheshit edhe metoda kur’anore e thirrjes në kryerjen e veprave të mira duke besuar në botën e ardhshme:
"A e di ti për atë që e përgënjeshtron Ditën e llogarisë? E, ai është ai i cili i dëbon ashpër bonjakët dhe nuk nxiton t’i ushqejë të varfërit." (El-Ma’un: 1-3).
"Xhamitë e All-llahut i mirëmbajnë vetëm ata që i besojnë All-llahut dhe botës tjetër..." (Et-Tevbe: 18)
"Nga ti nuk do të kërkojnë leje për të luftuar me pasurinë dhe me trupin e tyre ata që besojnë All-llahun dhe Ditën e Kiametit. E All-llahu i di mirë ata që ruhen nga mëkatet. Nga ti do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë në All-llahun dhe në Ditën e gjykimit dhe zemrat e atyre që dyshojnë. Ata luhaten në dyshimin e tyre." (Et-Tevbe: 44-45)
"Nuk duhet që njerëzit të cilët besojnë All-llahun dhe Ditën e Kiametit të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë All-llahun dhe Pejgamberin e Tij." (El-Muxhadele: 22)
"Me të vërtetë, ky ka qenë shembull i mirë për ju, për ata që shpresojnë në All-llahun dhe në Ditën e Kiametit." (El-Mumtehine: 6)
"... Kjo është këshillë për ata që i besojnë All-llahut dhe Ditës së Kiametit." (Et-Talak: 2)
"... Ata që besojnë në jetën e ardhshme besojnë edhe në të (Kur’anin)." (El-En’am: 92).
Ekzistojnë edhe shumë ajete të tjera që flasin përkitazi me këtë.
Meqenëse njeriu është i prirur t’i përmbush interesat e veta dhe të largojë çfarëdo dëmi prej vetes, besimi në botën e ardhshme e nxitë vetëkontrollin e tij dhe prirjen për të bërë vepra të mira, duke e larguar të keqen. Për këtë shkak Kur’ani shpeshherë dhe me kujdes të madh përkujton Ahiretin, dhe e pasqyron e e prezenton atë në mënyra të ndryshme, në mënyrë që kjo ndjenjë (vetëkontroll) të zmadhohet në zemrën e njeriut dhe të rritet ndikimi i tij.
Shkaku i potencimit të shpeshtë të ngjarjeve në Ahiret nga ana e Kur’anit, me siguri qëndron edhe në atë që njerëzit shpeshherë e harrojnë atë dhe nuk i japin rëndësi, për shkak të lojalitetit të madh ndaj jetës së kësaj bote dhe nga dashuria ndaj kënaqësive të kësaj bote. Prandaj, besimi në botën e ardhshme, me të gjitha kënaqësitë dhe ndëshkimet që do të jenë në të, e frenon dëshirën e tepruar për kënaqësitë e kësaj bote dhe njerëzit bëhen të vetëdijshëm se të gjitha kënaqësitë e kësaj bote nuk meritojnë çfarëdo mundimi qoftë dhe garim për to, ngase, ajo që meriton që për shkak të saj të garojmë është ajo që na ka përgatitur All-llahu XH.SH. në botën tjetër. Përkitazi me këtë All-llahu XH.SH. thotë:
"O besimtarë! Ç’keni që nguroni, - thuajse jeni ngjitur për toke - kur ju thuhet: "Dilni në luftë, në rrugën e All-llahut!" A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të të përhershmës (amshueshmës). E, kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër - është shumë e vogël." (Et-Tevbe: 38)
Shkaku i përmendjes së shpeshtë të Ahiretit me siguri është edhe fakti se edhe sot e kësaj dita ky nxitë tek jobesimtarët dhe kafirat çudi dhe habi, për shkak se kjo i kundërvihet asaj që ata shohin me pamjen e tyre të kufizuar e i udhëzon në të kundërtën e ringjalljes pas vdekjes. Ata, bie fjala, shohin se trupi i njeriut shndërrohet në pluhur, e si të ringjallet pastaj? Për ata All-llahu XH.SH. thotë:
"Kaf. Pasha Kur’anin e madhërishëm, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e, mohuesit thanë: "Kjo gjë është e çuditshme: vallë, a pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të ringjallemi)? Ky kthim nuk mund të paramendohet!" (Kaf: 1-3)
All-llahu XH.SH. u përgjigjet atyre në shumë ajete (disa do t’i përmendim më vonë) se shqisat, në bazë të të cilave ata refuzojnë këtë fakt, janë të papërkryera dhe të paafta të shohin këtë, edhe pse ekzistojnë shumë shembuj në jetën e njeriut të cilat udhëzojnë në ringjalljen pas vdekjes, por, nuk janë të verbëta sytë po të verbëta janë zemrat që gjenden në kraharor.

Argumentet e besimit në botën e ardhshme dhe përgjigjja në dyshimin e jobesimtarëve
Se duhet besuar botën e ardhshme provon Kur’ani, Hadithi i Resulull-llahut e, mendja njerëzore dhe karakteri (natyra) korrekt. All-llahu XH.SH. shpeshherë përmend besimin në botën e ardhshme dhe sjellë argumente për të, dhe në shumë vende i përgjigjet dyshimeve të jobesimtarëve në botën e ardhshme. Gjithashtu, Kur’ani hollësisht i përshkruan ngjarjet e Ditës së Kiametit, që nuk është rast me asnjë Libër të mëparshëm, edhe pse çdo Pejgamber që e ka dërguar All-llahu XH.SH. e ka sihariquar popullin e vet me lajme të gëzuara për këtë Ditë dhe ua ka tërheqë vërejtjen për mynxyrat e saj. Prandaj çdo njëri që mohon këtë apo dyshon në të, konsiderohet si jobesimtar. All-llahu XH.SH. thotë:
"All-llahu është Një, i Vetmi - i pashoq. Ai me të vërtetë do t’ju tubojë në Ditën e Kiametit, Për këtë nuk ka dyshim fare! E kush është në fjalë më i drejtë se All-llahu?" (En-Nisa’: 87).
"Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj kah lindja dhe perëndimi, por, mirësia është kur (njeriu) beson All-llahun, Ditën e Kiametit..." (El-Bekare: 177)
"... E ai që nuk beson All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejt." (En-Nisa’: 136)
Kur’ani na informon se Nuhi u i ka thënë popullit të vet:
"All-llahu ju ka krijuar nga toka (dheu) ashtu si bimët, pastaj ju kthen në të dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë." (Nuh: 17-18)
Ibrahimi u, ka thënë: "Dhe i Cili, shpresoj, se do t’mi falë gabimet e mia në Ditën e Kiametit!" (Esh-Shu’ara’: 82)
Musai u, ka thënë: "Çasti i ringjalljes do të arrijë me siguri - nga çdokush e fshehi atë - kur secili sipas angazhimit të vetë i shpërblyer apo i ndëshkuar do të jetë. Andaj, le të mos shmangë ty assesi nga besimi në të ai që nuk i beson kësaj dhe që jepet pas epsheve të tija, e të humbasësh" (Ta Ha: 15-16)
All-llahu XH.SH. në shumë vende të Kur’anit i ka urdhërua të Dërguarit të Vet, Muhammedit e, që të përbetohet me Të për njëmendësinë e ringjalljes pas vdekjes:
"Mohuesit kujtojnë se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, pa tjetër do të ringjalleni dhe pastaj do të informoheni se ç’ keni punuar!" - E kjo për All-llahun është lehtë!" ( Et-Tegabun: 7)
Ata që mohojnë ringjalljen, i përgënjeshtrojnë të gjithë Pejgamberët, për sinqeritetin e të cilëve dhe për tërë atë që kanë thënë ekzistojnë argumente pakontestuese racionale dhe shqisore. Prandaj të konsideruarit si të rrejshëm cilindo lajm që kanë sjellur ata, do të thotë mospërfilljen globale të arsyes, e cila ka nxjerrë konkluzion mbi sinqeritetin e tyre dhe përgënjeshtrimin e vetë të asaj (arsyes), që gjithsesi paraqet kokëfortësi e cila nuk ka kurrfarë kuptimi.
Mohuesit e ringjalljes nuk kanë kurrfarë argumenti për mohimin e tyre, ngase kjo është çështje e gajbit (të padukshmes) të cilin nuk e di askush përveç All-llahut XH.SH. Dhe, rregull e përgjithshme e gjërave që i përkasin gajbit është se, askush nuk është në gjendje që t’i argumentojë apo t’i mohojë këto, përveçse në një mënyrë të vetme - me lajmërimin e All-llahut XH.SH. përkitazi me të. E, ai i cili posedon argumente të pakontestueshme se ka pranuar Shpalljen nga All-llahu XH.SH., ai gjithsesi është tërësisht i sinqertë për atë që transmeton mbi ndonjë gjë të gajbit.126 Ky sinqeritet është vërtetuar vetëm tek Pejgamberët fisnik. Këta janë ata, të cilët All-llahu XH.SH. i ka përkrahur dhe i ka forcuar me mu’xhize, dhe ua ka zbuluar diç nga bota e gajbit, e tanimë kemi thënë se të gjithë ata kanë folur për botën e ardhshme.
Mirëpo, ata të cilët e mohonin ringjalljen, i potenconin disa dyshime për ekzistimin e botës së ardhshme, siç është, bie fjala, konsiderimi i tyre se është shumë larg dhe e pamundur kthimi i sërishëm në jetë pasi që njëherë bëhen hi e pluhur, patën thënë atë që All-llahu XH.SH. thotë për ta:
"Vallë. a pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të ringjallemi)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!" (Kaf: 3)
"E, ata thonë: "Ekziston vetëm jeta jonë në këtë botë, vdesim dhe jetojmë, e vetëm koha na shkatërron. Ata për këtë nuk kanë kurrfarë dijenie, ata vetëm parafytyrojnë ashtu." (El-Xhathije: 24)
Pra, të gjitha dyshimet e tyre mbështeten në konstatimin se ringjallja është e largët, e pamundshme dhe e çuditshme.
All-llahu XH.SH. është përgjigjur në këto dyshime dhe në shumë vende të Kur’anit e ka sqaruar pabazueshmërinë e tyre. U ka sqaruar se arsyeja nuk e mohon besimin në ringjallje, porse e pranon atë, dhe se ringjallja nuk është në kundërshtim me atë që është e zakonshme, por ajo posedon shembujt e vet në jetën e kësaj bote dhe për këtë dëshmojnë shumë dukuri natyrore, të cilat gjithashtu janë vepra të All-llahut XH.SH..
1. - All-llahu XH.SH. thotë:
"Ata thonë: "Vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a do të ringjallemi në krijesa të reja?" Thuaj: "Po, edhe sikur të jeni gurë ose hekur, ose çfarëdo krijese qoftë për të cilën mendoni se nuk mund të ringjallet." Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju ka krijuar herën e parë". E ata do të tundin kokat e tyre kah ti (duke të përqeshur) e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Ti thuaj: "Ndoshta së shpejti!" Atë ditë kur do t’ju thërras juve Ai, e do t’i përgjigjeni duke iu falënderuar Atij dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë". (El-Isra’: 49-52).
Shikoji vetëm dyshimet, të cilat i potencojnë dhe pyetjet që i bëjnë mohuesit e ringjalljes në të gjitha kohët, e do të shohësh se ato sillen rreth asaj që: ata e konsiderojnë si të pamundur (nga ana e All-llahut XH.SH.) se hiri dhe pluhuri, në çka do të shndërrohen trupat e njerëzve, do të shndërrohen në krijesa të reja, të cilat do të ecin dhe do të ndiejnë. Ata mendojnë se kjo është përtej fuqisë së All-llahut XH.SH. dhe konsiderojnë se kjo është larg, ngase nuk dinë se kur do të ndodhë kjo.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 31
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi