Zbulohen gjurmë të një cunami të vjetër në Oqeanin Indian
2 posters
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Zbulohen gjurmë të një cunami të vjetër në Oqeanin Indian
Xhakartë, 31 tetor Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar prova të një cunami shumë të fuqishëm, që ka goditur bregun e Oqeanit Indian rreth 600 vjet më parë, i krahasueshëm nga forca me cunamin, që la 230 mijë të vdekur në të njëjtën zonë në vitin 2004. Studimet e botuara në numrin e fundit të revistës ?Nature? dokumentojnë prova në depozitat ranore në Indonezi dhe Tajlandë, që tregojnë se cunami masiv ndodhi në këto brigje ndërmjet viteve 1290 dhe 1450.Studiuesit kanë bërë analizat e mostrave të dheut në depozitat ranore. Sipas rezultateve del se cuname të tilla ndodhin në bregdetin e Oqeanit Indian çdo 600 700 vjet.
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi